Petrit Halilaj i çon qilimat e tij në Varshavë

  • 18 April 2018 - 16:16
Petrit Halilaj i çon qilimat e tij në Varshavë

EKSPOZITË ME EMRIN "FRIEND OF A FRIEND"

Qilimat e punuar nga artisti Petrit Halilaj që nga 7 prilli janë në Varshavë. Petriti dhe artistë të tjerë janë bashkuar në hapjen e një hapësire të re ekspozuese në Varshavë, e cila quhet "Friend of a Friend". "Do you realise there is a rainbow even if its night orange red" është puna artistike e Halilajt në këtë ekspozita krahas artistëve të tjerë pjesëmarrës. Një numër i madh i galerive janë bashkuar për të qenë pjesë e kësaj hapësire ekspozuese. Në mesin e galerive të përfshira janë edhe Chertlude nga Berlini dhe Jan Kaps nga Kolni. Galerive të mëdha i shtohen edhe galeritë nga Varshava: BWA Warszawa, Foksal Gallery Foundation, LETO, Piktogram, Dawid Radziszewski, Raster, Stereo, Wschod.

(Kosova Sot)