Fushës së arkeologjisë iu shtuan edhe tre libra të rinj

  • 19 April 2018 - 16:07
Fushës së arkeologjisë iu shtuan edhe tre libra të rinj

NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË MONUMENTEVE DHE LOKALITETEVE

Fushës se arkeologjisë dje i janë shtuar edhe tre libra të rinj. Harta Arkeologjike e Kosovës, Vëllimi III, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut dhe Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt, janë përuruar në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve.

Arkeologu Shafi Gashi tha se Harta Arkeologjike e Kosovës, Vëllimi III vjen si rezultat i një punë mjaft intensive pas botimit të dy vëllimeve të tjera, në vitin 2006 dhe 2012. "Këtu kemi dhënë një material, i cili do i hyjë në punë çdo arkeologu, por jo vetëm atyre.

(Kosova Sot)