Serbia e Kroacia 'porosisin' një serial mbi mafinë shqiptare

  • 19 April 2018 - 16:10
Serbia e Kroacia 'porosisin' një serial mbi mafinë shqiptare

PROJEKT I SKENARISTIT BRITANIK

Tony Jordan, një shkrimtar dhe një skenarist i njohur britanik, po punon në një projekt televiziv që merret me mafinë shqiptare. Ai është bashkuar me Antenna Group për të prodhuar "Besa" - një seri prej 45 minutash e ndarë në 12 episode. PRVA në Serbi, Planet TV në Slloveni dhe RTL në Kroaci e kanë 'porositur' një projekt të tillë.

Produksioni do të punojë deri në muajin shtator kur edhe mendohet të fillojë transmetimi i serialit, fillimisht në këto tri shtete.

(Kosova Sot)