Kultura dhe historia e Tiranës shfaqen në Bukuresht

  • 25 April 2018 - 09:00
Kultura dhe historia e Tiranës shfaqen në Bukuresht

"Hello, my name is Tirana", një ekspozitë me 40 fotografi bardhezi që pasqyron historinë dhe kulturën e kryeqytetit shqiptar, është hapur në Bukuresht, Rumani. Ekspozita vjen në kuadrin e shkëmbimeve reciproke mes dy vendeve dhe ka si synim paraqitjen e antropologjisë kulturore dhe memories historike të Tiranës. Kjo ekspozitë u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu i Bukureshtit dhe u çel pak ditë më parë për vizitorët në Pallatin Sutu, në Bukuresht.

Është cilësuar si një ekspozitë e veçantë, që nëpërmjet një panorame prej 40 kuadrosh, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, historinë e një kryeqyteti. 

(Kosova Sot)