Shqiptarët, valltarë pa konkurrencë jo vetëm në rajon

  • 26 April 2018 - 08:23
Shqiptarët, valltarë pa konkurrencë jo vetëm në rajon

Vallja shqipe është aq e vjetër sa edhe vetë populli shqiptar. Historia e saj është pasqyrë e popullit dhe një rrëfyes besnik i mbijetesës së popullit shqiptar që nga lindja e tij. Duke i bërë kështu shqiptarët një popull që e ka ruajtur vallëzimin deri në ditë e sotme, shpeshherënë mënyrë mjaft arkaike. Ajo vazhdon të ruhet dhe kultivohet edhe sot, sidomos nga ansamblet dhe institucionet profesioniste si SHOTA apo Baleti Kombëtar i Kosovës. Nisur nga ky fakt, arti i vallëzimit në vend, në vigjilje të ditës së tij, pavarësisht sfidave, ka një të ardhme të ndritur. Por, institucionet shtetërore bëjnë pak për ruajtjen dhe promovimin e valles, shpeshherë duke e lënë pa mbështetje institucionet, të cilat zhvillojnë dhe performojnë vallëzime si ato folklorike shqipe, ashtu edhe baletin dhe stilet moderne të baletit. Për njerëzit e kësaj fushe dhe ekspertë të fushës, shqiptarët janë popull që e kanë kultivuar vallen dhe vallëzimin që në antikitet, duke sjellë një pasuri botërore, që për fat të keq nuk njihet sa duhet.

Nevojitet shkolla profesionale

Në një prononcim për "Kosova Sot", profesori i baletit, Hysen Podrimçaku, ish-balerin i Baletit Kombëtar, ka thënë se shqiptarët kanë një talent të lindur për muzikën dhe në veçanti për vallen, duke i bërë ata valltarë tëpakonkurrueshëm jo vetëm në rajon. Sipas tij, arti shqiptar i vallëzimit i ka thellë rrënjët e tij, të cilat sipas tij duhet të ruhen dhe të kultivohen, duke mbështetur institucionet e vallëzimit, si ansamblet apo edhe institucion si baleti. "Shqiptarët kanë vallet më të njohura në botë. Vallja shqiptare luhet me duar lart, duke e dhënë asaj një veçori botërore, pasi gjithkund në botë vallet luhen me duar poshtë, kurse te shqiptarët me duar lart", ka thënë ai. Sipas tij, arti i vallëzimit në Kosovë është zhvilluar mjaft dhe ka një të ardhme, gjithnjë sipas tij, nëse institucionet që ruajnë dhe promovojnë vallëzimin marrin mbështetje e duhur. Ai ka potencuar edhe rolin që ka luajtur për artin e vallëzimit në vend Baleti Kombëtar që nga themelimi i tij e deri më sot. Podrimçaku ka shtuar se Baleti ka shërbyer si bazament për zhvillimin e vallëzimit dhe llojet të tij në vend. Andaj, shton ai, më shumë se kurrë ndihet nevoja e një shkolle profesioniste të Baletit."Doemos duhet të kemi institucionet që të themelojnë një shkollë profesionale të baletit për të siguruar vazhdimësinë e këtij arti dhe nevojat s'do mend që janë edhe urgjente. Mirëpo, institucionet nuk kanë gjetur ende akordin për këtë shkollë për arsyet që tashmë ata vazhdimisht deklarohen", ka thënë ai në një prononcim për "Kosova Sot".

Gërshetohen lirika dhe epika

Krijuesi Bujar Meholli ka theksuar në një prononcim për "Kosova Sot" seshqiptarët kanë njërin ndër folklorin, koreografinë më të pasur në rajon. Ai ka thënë se në vallet tona të shumta gërshetohen lirika dhe epika e krahas elementit kombëtar ato bartin edhe veçoritë krahinore, që është pasuri. Por, mjaft diskutabile, sipas tij, mbetet ruajtja dhe promovimi i tyre. Meholli ka thënë se brenda trojeve shqiptare ka njerëz që këto valle i ruajnë me xhelozi dhe i shfaqin me dëshirë të madhe, por sa u përket promovimit të tyre, jashtë trojeve tona, ngecim goxha."Kjo ndodh për shumë arsye, mes të cilave qëndron mosinteresimi i institucioneve për këta njerëz dhe për aktivitetet e tyre. Institucioneve tona aq iu bën për vallet! Pra, në këso situate është tejet e vështirë të tentosh të bësh diçka më shumë", ka thënë ai, duke shtuar se jetëgjatësia e valleve tradicionale, është se njerëzit duan t'i ruajnë elementet tona kombëtare dhe këtë e bëjnë në bazë të atdhedashurisë, pa pasur ndonjë mbështetje të rëndë- sishme nga ana e shtetit. Edhe Emin Sahiti, menaxher në ansamblin "Bajram Curri", ka potencuar mosinteresimin e institucioneve për të mbështetur zhvillimin e valles shqipe. Është vetë Komuna e Prishtinës, sipas tij, e cila nuk ka asnjë interes për të mbështetur dhe ruajtur trashëgiminë që ka lënë dhe po zhvillim Ansamblin kryeqytetas 'Bajram Curri', ku ndër të tjera vallja shqipe ka një vend qendror. "Ansamblin tonë me traditë 53- vjeçare dhe që po mundohet që këtë traditë ta ruajmë me një fanatizëm të madh. Por është mosinteresimi si nga Komuna e Prishtinës ashtu edhe MKRS-ja për të mos mbështetur dhe plotësuar nevojat as për së afërmi për ruajtjen e traditës", ka thënë ai. 

(Kosova Sot)