Rrëfimi për shqiptaren e fundviteve 70-të

  • 26 April 2018 - 08:27
Rrëfimi për shqiptaren e fundviteve 70-të

Ornela Vorpsi sapo ka nxjerrë në Francë romanin e saj më të ri me titull "Vera e Olta", botuar nga shtëpia e njohur botuese "Gallimard". Subjekti I këtij romani na çon në Shqipërinë e fund viteve 70-të ku një vajzë e re Olta do të tronditet nga zhdukja e papritur dhe e pashpjegueshme e babait të saj. Bashkë me të ëmën Veronikën ato do të përballen me ndjesitë e misterit të kësaj mungese. Veronika është një grua aq e bukur sa nuk ndjehet e sigurt për veten, e bën me mëndje skenarë të ndryshëm për të shkelur kurorën. Ndërsa Olta është thjesht një vajzë e cila ëndërron lirinë. 

(Kosova Sot)