Superheronjtë që të shkrijnë së qeshuri

  • 26 April 2018 - 16:18
Superheronjtë që të shkrijnë së qeshuri

Filmi më i madh nga "Marvel", me më së shumti yje deri më tani, sjell personazhet nga të gjitha franshizat e saj, duke përfshirë edhe 'Guardians of the Galaxy' dhe 'Black Panther' 

Ky film madhështor me superheronj të studios "Marvel" përbëhet nga tri hise shaka, dy hise veprime dramatike dhe një hiseveprime të përkushtuara. Kur Hollivudi ishte në ditët e tij të arta, kompania më e madhe filmike, MGM, mburrej se kishte më shumë yje sesa që ka yje në qiell. Këtë pohim sot mund ta thotë "Marvel", ku kjo studio thuajse të gjithë yjet e veta i ka marrë dhe i ka angazhuar në këtë film, ku thuajse gjysma e filmit kalonduke u munduar që tërë këta heronj të përshtaten në një skenë. Si ka mundësi që një ultra-egoist sikur Dr. Strange, Iron Mani i Robert Downey Jr-it; Thor i Chris Hemsworthit; Steve Rogers i Chris Evansit; Spider Mani i Tom Hollandit, bile edhe Pantera e zezë (Black Panther) është aty. Skenaristët Christopher Markus dhe Stephen McFeely, si dhe regjisorët Anthony dhe Joe Russo, nën mbikëqyrjen e mjeshtrit të filmit nga "Marvel Films", Kevin Feige flet për tollovinë që shkaktojnë egot, ku ka edhe skena qesharake.

Zhvillimi dramatik Përkundër të gjitha veprimeve të superheronjëve, ajo që ka rëndësi më të madhe në këtë film është Thanos (Josh Brolin), trungu drunor i një njeriu qëllimi i të cilit është arritja e dominimit universal duke marrë të gjithë Gurët e Pakufishëm. Secili nga këta gurë ka aftësi të veçanta. Derisa ai i merr ata gurë, bëhet gjithnjë e më i pamposhtur, por përkundër kësaj force, ai ka edhe një inteligjencë filozofike. Një zhvillim tjetër dramatik ka të bëjë me një figurë, përndryshe sekondare, të Visionit (Paul Bettany), që posedon gurin e fundit, të dëshiruar nga Thanos. Gamora, figurë e rëndësishme Por, pas Thanosit, figura më e rëndë- sishme është Gamora, që luhet nga Zoe Saldana dhe që është bija e adoptuar eThanosit. Rolet në këtë film i luajnë Robert Downey Jr., Chris Hemsworth, Mark Ruffalo, Chris Evans, Scarlett Johansson, Don Cheadle, Benedict Cumberbatch, Tom Holland, Chadwick Boseman, Zoe Saldana, Karen Gillan, Tom Middleston, Paul Bettany, Elizabeth Olsen, Anthony Mackie, Sebastian Stan, Idris Elba, Danai Gurira, Peter Dinklage, Benedict Wong, Pom Klementieff, Dave Bautista, Vin Diesel, Bradley Cooper, Gwyneth Paltrow, Benicio Del Toro, Josh Brolin, Chris Pratt, William Hurt; regjinë e kanë bërë Anthony Russo dhe Joe Russo; derisa skenarin e kanë shkruar Christopher Markus dhe Stephen McFeely, bazuar në librat komikë të 'Marvel'-it, të shkruar nga Stan Lee dhe Jack Kirby

(Kosova Sot)