Ja pse bota i kushton vëmendje Dua Lipas

  • 26 April 2018 - 16:22
Ja pse bota i kushton vëmendje Dua Lipas

Edhe pse ishte larg prindërve, Dua mbeti e përkushtuar ndaj muzikës dhe arriti sukses të madhNga ndjenja e saj e mrekullueshme për modë, e deri te aftësia e saj për të bërë për vete të gjithë që vijnë në kontakt me të, Dua Lipa pa dyshim se është një forcë që nuk mund të injorohet Kjo bukuroshe 22 vjeçe filloi që të këndonte që në moshë tepër të re. Shumë shpejt u bë e famshme, duke tërhequr vëmendjen e njerëzve në mbarë botën. Ja disa prej arsyeve pse njerëzit e duan atë.

Ajo e filloi karrierën në 'YouTube' J

anë të paktë artistët që janë bërë të famshëm në botë nëpërmes 'YouTube'-s. Dua filloi që të këndonte në kanalin e saj në 'YouTube', duke interpretuar hitet e të pëlqyerve të saj, si The Weekend, Alessia Cara, Justin Bieber, bile edhe Etta James.

Bashkëpunimi me Miguel dhe Sean Paul

Miguel është këngëtar i zhanrit R&B që ka shkruar disa albume. Sean Paul është një reper i suksesshëm xhamajkan. Bashkëpunimi me këta njerëz hapi një botë tërësisht të re për Duan. Më parë, ajo këndonte në zhanrin pop. Repi dhe hip-hopi janë zhanre të gjera në industrinë e muzikës. Tani fansat kishin një lloj të ri të këngëve nga Dua përtë dëgjuar.

Dua është punëtore e lindur

Suksesi nuk piku nga qielli për Duan. U desh që ajo të punonte shumë, të ishte e përkushtuar dhe të kishte vetëbesim, për të arritur aty ku ajo gjendet tani. Pasi që prindërit e saj, bashkë me të, ishin kthyer për të jetuar në Kosovë, kur mbushi 15 vjet, Dua iu tha prindërve se dëshiron që të kthehet në Londër për të jetuar. Shkolla e teatrit, që donte ajo ta bënte, nuk ekzistonte në Kosovë. Edhe pse ishte larg prindërve, Dua mbeti e përkushtuar ndaj muzikës dhe arriti sukses të madh.

Gjithmonë donte që të bëhej këngëtare

Nuk është se ajo e dinte se do të bëhej yll, por e vetmja gjë që ishte konstante, ishte dashuria e saj ndaj muzikës. Kur kishte vetëm 9 vjet, ajo ushtronte këndimin me fëmijë 14 - 15 vjeç. Në ndërkohë, u mor edhe me modelim.

Sensi i saj për modë është mahnitës

Jo vetëm që është yll i muzikës pop, por a keni vërejtur Duan se sa bukur vishet? Stili i saj tregon se ajo është një femër e fuqishme, që nuk ka frikë. I pëlqen që t'i theksojë sytë e saj të kaltër.

Njëra prej këngëve të saj u dëgjua 1 miliard herë

Nuk ka shumë këngëtarë që mund të mburren me një gjë të tillë. Kënga e Dua Lipës, "New Rules", ishte aq e popullarizuar, sa që të gjithë donin ta dëgjonin atë.Teksti i këngës flet për një vajzë që është e dashuruar në një djalë, i cili nuk ia kthen dashurinë. Kjo është një këngë të cilën njerëzit e këndojnë pas ndonjë ndarjeje të rëndë, nga ndonjë njeri i keq. Teksti inkurajon njerëzit që ta duan vetveten dhe të mos pranojnë më pak sesa që meritojnë.

Ka një pamje tepër të bukur

Dua është një bukuroshe e gjatë 172 cm, me vija të mrekullueshme të trupit. Buzëqeshja e saj magjike dhe flokët e gjata i bëjnë të gjithë për vete. Grimin e përdorë sa më pak, prandaj është gjithmonë kënaqësi ta shohësh një vajzë natyrore me vetëbesim, që është origjinale dhe besnike ndaj vetes së saj.

Pesë nga këngët e saj u paraqitën në "BILLBOARD HOT 100"

Këngët e saj me emrat, "New Rules", "IDGAF", "One Kiss", "Blow Your Mind" dhe "Scared To Be Lonely", që të gjitha kanë qenë në toplistën "Billboard hot 100". Kënga e parë e saj që u fut në këtë toplistë ishte kënga "Blow Your Mind", duke zënë vendin e 72-të, gjë që nuk është keq për një artist të ri. Vitin tjetër, kënga e saj "Scared To Be Lonely" po ashtu u gjet në këtë toplistë, në pozitën 76. Ndërsa sivjet, tri këngë të saj arritën që të futeshin në këtë toplistë. "New Rules" hyri në muajin shkurt, duke zënë vendin e gjashtë. Në prill, dy këngë të saj, "IDGAF" dhe "One Kiss", u panë në këtë toplistë, në pozitën e 54-të, respektivisht të 67-të. 

(Kosova Sot)