Pronat e shqiptarëve të Toplicës u përvetësuan dhunshëm nga serbë

  • 15 May 2018 - 09:25
Pronat e shqiptarëve të Toplicës u përvetësuan dhunshëm nga serbë

ENDE MBETET PËR T'U THËNË PËR PRONAT DHE PASURITË E SHQIPTARËVE QË U SHPËRNGULËN ME DHUNË NGA SERBIA 

Ibrahimi: Historiografia jonë ka bërë punë të mirë për dokumentimin dhe dëshmimin e ngjarjeve të Toplicës

"Shpërngulja nga Toplica prej vitit 1878 e këndej duhet të shkruhet nga historianët. Krimet nuk vjetërsohen kurrë. Shteti duhet të interesohet për popullin e vet për të gjitha kohët. Shteti duhet të ndajë mjete dhe t'i stimulojë historianët që të merren me shpërnguljet me dhunë nga trojet e veta. Këtë pastaj ta kuptojë edhe bota për mizoritë serbe ndaj popullit tonë", ka thënë krijuesi Zeqir Fazliu për gazetën "Kosova Sot"  

Dobësimi i Perandorisë Osmane dhe humbja e saj përballë Rusisë Cariste, pas vitit 1877/8, e cila mbante të pushtuar Ballkanin dhe gjithë tokat shqiptare, solli edhe një tragjedi për shqiptarët. Këtë herë në pjesën veri lindore, nëZonën e Toplicës, ku qindra fshatra u shkatërrua nga serbët, falë Rusisë dhe fuqive evropiane. Dëshmitë nga pushtimi i asaj pjesë edhe sot duken tmerruese, ku përveç vrasjeve dhe shpërnguljeve të dhunshme të popullsisë shqiptare u shkatërruan dhe u konfiskuan pasuri të mëdha të atyre banorëve, të cilët nuk u kompensuan dhe nuk u kthyen më kurrë në atë pjesë. Historiografia shqiptare për dekada me radhë ka pasqyruar tragjeditë që shqiptarët përjetuan 140 vjet më parë nga ushtria serbe, por endembetet për t'u thënë, sidomos për pronat dhe pasuritë e shqiptarëve që mbetën dhe u përvetësuan nga serbët. Për historianët dhe studiuesit tanë, Toplica vazhdon të mbetet një nga tragjeditë më të tmerrshme që u përballën shqiptarët dhe për të cilën ka ende çfarë të thuhet, sidomos për pasuritë që iu morën shqiptarëve.

Fillimi i politikës së pastrimit etnik

Në një prononcim për "Kosova Sot", historiani Memli Krasniqi, shef i Degës së Historisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ka thënë se nuk është se nuk ka botime lidhur me krizën lindore 1875-1881 dhe fillimin e politikës së pastrimit etnik të hapësirave të banuara nga shqiptarët. Problemi, ka thënë ai, më shumë qëndron te mosorganizimi institucional që ato botime jo vetëm të qarkullojnë në hapësirat shqiptare, por edhe të përkthehen në gjuhët botërore dhe qasja ndaj tyre të jetë elektronike."Ne në Institutin Albanologjik kemi botime që përfshijnë periudha historike të kontestuara nga serbët, për të cilat interesimi i publikut nuk është në nivelin e duhur", ka thënë ai. Edhe studiuesi Dan Ibrahimi ka thënë se historiografia jonë ka bërë punë të mirë për dokumentimin dhe dëshmimin e ngjarjeve të Toplicës 140 vjet më parë. Megjithatë, sipas tij, gjithnjë ka hapësirë për hulumtime."Për këtë temë historianët kanë bërë punën e tyre, ndonëse gjithmonë ka hapësirë për hulumtime të reja. Sedullah Brestovci, Sabit Uka, Hakif Bajrami, Avdi Gjata dhe të tjerë janë marrë me këtë temë", ka thënë ai. 

"Për këtë temë historianët kanë bërë punën e tyre, ndonëse gjithmonë ka hapësirë për hulumtime të reja. Sedullah Brestovci, Sabit Uka, Hakif Bajrami, Avdi Gjata dhe të tjerë janë marrë me këtë temë", ka thënë studiuesi Dan Ibrahimi për gazetën "Kosova Sot" 

"Para disa ditësh, Ivica Daçiq haptazi deklaroi se shqiptarët e Kosovës duhet të shpërngulën në Shqipëri. Pra, politika e tyre nuk ndryshon ndaj Shqiptarëve. Këtë duhet ta kuptojnë në radhë të parë politikanët tanë. Ata e kanë për detyrë forcimin dhe zhvillimin e shtetit, e jo pasurimin e tyre", ka pohuar shkrimtari Zeqir Fazliu për gazetën "Kosova Sot

Krimet nuk vjetërsohen kurrë

Ndërsa shkrimtari dhe studiuesi gjilanas, Zeqir Fazliu, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se shpërngulja e shqiptarëve është pjesa më e dhimbshme e popullit tonë nëpër kohë dhe epoka të ndryshme. Më së shumti vragë, shton ai, ka lënë shpërngulja nga Toplica prej vitit 1878 e këndej. "Kjo duhet të shkruhet nga historianët. Krimet nuk vjetërsohen kurrë. Shteti duhet të interesohet për popullin e vet, për të gjitha kohët. Shteti duhet të ndajë mjete dhe t'i stimulojë historianët që të merren me shpërnguljet me dhunë nga trojet e veta. Këtë pastaj ta kuptojë edhe bota për mizoritë serbe ndaj popullit tonë", ka thënë ai, duke shtuar se qëllimet djallëzore të Serbisë ndaj nesh edhe sot e kësaj dite nuk kanë ndryshuar."Para disa ditësh Ivica Daçiq haptazi deklaroi se shqiptarët e Kosovës duhet të shpërngulën në Shqipëri. Pra, politika e tyre nuk ndryshon ndaj shqiptarëve. Këtë duhet ta kuptojnë në radhë të parë politikanët tanë. Ata e kanë për detyrë forcimin dhe zhvillimin e shtetit,e jo pasurimin e tyre", ka pohuar shkrimtari Fazliu. Edhe shkrimtari Ismet Tahiraj ka thënë për "Kosova Sot" se, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, institucionet dhe studiuesit tanë duhet të vazhdojnë të mbledhin të dhëna për të arritur të vërtetën shkencore rreth Toplicës, pasi dëshmitë ekzistojnë."Unë personalisht kam hasur dokumente të pronave të personave nga Surdulica që jetojnë sot në Preshevë, kurrë nuk është vonë të punohet edhe sot në këtë drejtim", ka thënë Tahiraj për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)