Diva e këngës, Whitney Houston, ishte abuzuar seksualisht si fëmijë

  • 18 May 2018 - 15:28
Diva e këngës, Whitney Houston, ishte abuzuar seksualisht si fëmijë

Përshkruar si një superyll global, filmi vjen me intervistat e shumë të afërmve të Houston, si dhe të disa bashkëpunëtorëve të afërt, e dy prej tyre e akuzojnë drejtpërdrejt Warwicun, kushëririn e saj, për abuzim seksual ndaj saj. Një film dokumentar për jetën e Whitney Houston pohon se këngëtarja ishte abuzuar seksualisht si fëmijë nga muzikantja dhe kushërira e saj Dee Dee Warwick. Filmi "Whitney", që është bërë me regjinë e regjisorit skocez Kevin Macdonald, ditën e enjte e kishte premierën e tij në Festivalin e Filmit që për të 72 herë po mbahet në Kanë. Përshkruar si një superyll global, filmi vjen me intervistat e shumë të afërmve të Houston, si dhe të disa bashkëpunëtorëve të afërt, e dy prej tyre e akuzojnë drejtpërdrejt Warwicun, kushëririn e saj, për abuzim seksual ndaj saj.

Pohimet janë mbështetur nga asistentja e Houston-it

Gjysmë vëllai i Houston, ish-ylli i basketbollit dhe ligës "NBA", Gary Garland-Houston, pohon se që të dy ata, ai dhe ajo,ishin pre e abuzimeve nga Warwick kur ai ishte në moshën midis shtatë dhe nëntë vjeç. (Houston me gjasë asokohe do të ishte krejt fëmijë.) Pohimet janë mbështetur nga asistentja e Houston, Mary Jones (që shpesh i është referuar si Tezja Mary), që thotë se këngëtarja kishte folur se kur ishte në moshë të re "ishte abuzuar" nga një grua. Houston ka vdekur në vitin 2012, në moshën 48 vjeçe, pasi që ishte gjetur e vdekur në një vaskë.

Dee Dee kishte telashe të mëdha me drogën dhe alkoolin

Gjatë viteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta, ajo kishte pasur shumë sukses, duke shitur më shumë se 170 milionë kopje dhe duke marrë pjesë në filmin që kishte shembur arkat e filmit "The Bodyguard". Por më pas në jetën e saj ajo filloi përdorimin e drogës dhe alkoolit. Dee Dee Warwick (e lindur Delia Mae Warrick) ishte mbesa e nënës së Houstonit, Cissy Houston, dhe motra e re e yllit të muzikës, Dionne Warwick. Karriera e Dee Dee Warwick kishte mbetur nën hijen e motrës së saj. Thuhet se Dee Dee kishte telashe të mëdha me drogën dhe alkoolin dhe si pasojë e kësaj ajo kishte ndërruar jetë në vitin 2008, në moshën 63 vjeçe. 

(Kosova Sot)