Filmi 'Deadpool 2' afër arritjes së fundjavës fillestare prej 130 milionë dollarësh

  • 21 May 2018 - 16:03
Filmi 'Deadpool 2' afër arritjes së fundjavës fillestare prej 130 milionë dollarësh

Filmi "Deadpool 2" filloi garën e tij duke thyer rekordin për fitimet nga biletat në një të enjte mbrëma, për një film të kategorisë R, me 18.6 milionë dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 13.5 milionë dollarësh, të cilin e mbante filmi "It". Ky vazhdim i filmit me superhero, nga "Twentieth Century Fox", do t'i jep fund mbizotërimit të filmit "Avengers: Infinity War's" prej tri javësh, me parashikime që të arrijë vlerën prej 130 milionë deri në 150 milionë dollarë nga 4,349 shfaqje në fundjavën e tij të parë. Ky film pritet që të fitojë rreth 50 milionë dollarë të premten, duke përfshirë edhe të enjten mbrëma.

Fundjava e begatë

Komedia e studios "Paramount", "Book Club" është duke i tejkaluar pritjet për një lansim prej 16 milionë dollarësh dhe filmi i "Global Road", me titull "Show Dogs", duhet të fitojë rreth 6 milionë dollarë, në pajtim me pritjet më të hershme. "Deadpool 2" po ashtu do ta vendosë një rekord edhe për fitimet më të mëdha për një film në një fundjavë në mes të muajit maj, duke tejkaluar fitimet rekorde nga viti 2007, nga filmi "Shrek the Third" me 121 milionë dollarë. The best mid-May weekend in overall business took place in 2015 with $18. Pjesa e parë e filmit "Deadpool" e kishte tronditur industrinë e filmit dy vjet më parë, me 132.4 milionë dollarë të fituara nga fundjava debutuese, gjë që mbetet rekord për një film të kategorisë R, por pjesa e dytë e këtij filmi mund ta tejkalojë edhe këtë rekord. 

Priten fitime të mira

Reynolds kthehet me rolin e mercenarit thumbues, në filmin e njëmbëdhjetë të franshizës "X-Men". David Leitch ka zëvendësuar Tim Millerin në rolin e regjisorit, bazuar në një skenar të shkruar nga Rhett Reese, Paul Wernick dhe Reynolds. Rrëfimi tregon sesi "Deadpool" formon "X-Force" për ta mbrojtur një mutant të ri. Kritikat për filmin "Deadpool 2" kanë qenë kryesisht pozitive, me një vlerësim aktual prej 85% në "Rotten Tomatoes". "Gati në çdo aspekt, ky vazhdim paraqet përmirësim krahasuar me filmin paraprak të vitit 2016, me risi të mirëpritura", thotë Andrew Barker në kritikën e tij të botuar në revistën "Variety". Fundjava e katërt e filmit të "DisneyMarvel" të filmit "Infinity War" pritet që të fitojë rreth 33 milionë dollarë. Ky film ia tejkaloi filmit "Jurassic World" më herët, këtë javë, duke u bërë filmi i katërt për nga fitimet në box Office botëror, me 1.686 miliardë dollarë. "Book Club", me në rolet kryesore Diane Keaton, Jane Fonda, Candice Bergen dhe Mary Steenburgen, si katër shoqe që lexojnë librin "Fifty Shades of Grey" dhe frymëzohen që ta 'ëmbëlsojnë' jetën e tyre, është paraparë që të lansohet me 7 milionë deri 10 milionë dollarë nga 2,781 kinema.  

 

(Kosova Sot)