Kitara me të cilën ka performuar Bob Dylan shitet për 490 mijë dollarë

  • 22 May 2018 - 15:26
Kitara me të cilën ka performuar Bob Dylan shitet për 490 mijë dollarë

Një kitarë elektrike, me të cilën ka performuar këngëtari amerikan Bob Dylan është shitur në një ankand për 490 mijë dollarë.

Kitara e tipit 'Fender Telecaster', e vitit 1965, gjithashtu është përdorur edhe nga Eric Clapton dhe George Harrison, kanë njoftuar zyrtarët e ankandit 'Julien' në Nju- Jork. Instrumenti muzikor i përkiste kitaristit të Dylanit, Robbie Robertson. Në vitin 2013, një kitarë elektrike, e tipit 'Stratocaster', që Dylan e kishte përdorur për Festivalin 'Newport Folk' më 1965, ishte shitur për 965 mijë dollarë. Gjithashtu në ankand, kitara e parë elektrike e anëtarit të 'The Beatles', George Harison është shitur për 430 mijë dollarë, ndërkaq një kitarë e Elvis Presley është shitur për 115,200 dollarë.

Ndërkaq, një rrip që Elvis e kishte veshur gjatë një koncerti në Havaji më 1972 është shitur për 354,400 dollarë.

(Kosova Sot)