"Shoplifters" ua rrëmbeu çmimin 'Palma e Artë' filmave të tjerë

  • 22 May 2018 - 16:00

Kore-eda është një regjisor, i cili është i pranishëm në Kanë tash e gati 20 vjet

"Shoplifters" (Vjedhësit e dyqaneve) flet për një njeri mashtrues dhe djalin e tij, të cilët jetojnë duke vjedhur nëpër vetëshërbime. Një mbrëmje dimri, pas një dite të vështirë të vjedhjeve, ata shohin një vajzë të vogël, të pastrehë dhe njeriu vendosë që ta marrë atë në shtëpi, që të përkujdeset për të

E dhe një herë ndodhi që, vendimet e jurisë së Kanës, të jenë tepër të ndryshme nga konsensusi i arritur në mediet sociale dhe në shtypin anglofon. Edhe parashikimet e mia ishin tmerrësisht të gabueshme. Ishte zhgënjyes fakti që juria e Kanës, e kryesuar nga Cate Blanchett, nuk gjeti asgjë te filmi i mrekullueshëm mister-triler i regjisorit Lee Chang-dong, apo te filmi i regjisorit turk Nuri Bilge Ceylan, tepër simpatik dhe i bukur, "The Wild Pear Tree". Por, ekziston diçka tepër e kënaqshme në lidhje me regjisorin japonez Hirokazu Kore-eda, respektivisht me faktin që ai mori çmimin Palma e Artë (Palme d'Or) për dramën e pasur dhe tepër komplekse familjare, "Shoplifters". Sikur të vendosja unë, nuk do të përcaktohesha mu për këtë film, por kjo nuk d.m.th. se filmi në fjalë nuk është film i shkëlqyeshëm. Kore-eda është një regjisor i cili është i pranishëm në Kanë tash e gati 20 vjet dhe, inteligjenca dhe subtiliteti i filmave të tij kanë qenë një kontribuues i rëndësishëm për standardin e artë të Kanës, respektivisht të kinemasë botërore.

"BlacKkKlansman", që mori çmimin "Grand Prix", bazohet në një ngjarje të vërtetë "Shoplifters"

(Vjedhësit e dyqaneve) flet për një njeri mashtrues dhe djalin e tij, të cilët jetojnë duke vjedhur nëpër vetëshërbime. Një mbrëmje dimri, pas një dite të vështirë të vjedhjeve, ata shohin një vajzë të vogël, të pastrehë dhe njeriu vendosë që ta marrë atë në shtëpi, që të përkujdeset për të, në gjirin e familjes së tij të madhe dhe të potershme. A paraqet ky moment një shpagim? Një kthesë të drejtë në rrugën e moralshme? Jo saktësisht. Ai dëshiron që ta 'vjedh' këtë vajzë të vogël, në të njëjtën mënyrë sikur që vjedh çdo gjë tjetër dhe, ta trajnojë atë që edhe ajo më pas të vjedh. Dhe, familja e tij e gjerë nuk është e tillë sikur që duket. Kore-eda sjell një kthesë thuajse të përkryer, por këtë e bën në mënyrë aq të qetë, sa që shikuesit i fërkojnë sytë, duke u habitur me atë që ndodhi. Filmi i regjisorit Spike Lee, satira me titullin "BlacKkKlansman", mori çmimin "Grand Prix". Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë, kur një polic zezak organizon infiltrimin në organizatën raciste "KKK" në Kolorado. Lee e ndryshon këtë ngjarje duke e bërë parabolë të së tashmes dhe të së ardhmes, një rrëfim të mbushur me detaje shpesh qesharake. Çmimi i Jurisë më befasoi dhe më dëshpëroi paksa, sidomos duke pasur parasysh kalibrin e filmave që janë lënë anash edhe pse filmi i Nadine Labaki't, "Capharnum" me gjasë ka zbutur më shumë zemrat e kritikëve, sesa zemrën time. Kemi të bëjmë me rrëfimin rreth një djali në Bejrutin e tashëm, i cili ikë nga shtëpia dhe përfundon me një imigrante ilegale etiopiane, e cila më pas përfundon në burg dhe, më pas, del në kërkim të bebes së saj.

Cold War", mori çmimin e regjisorit

Sipas meje, arritjen më të madhe, të veçantë, e ka bërë regjisori polak, Pawel Pawlikowski, i cili me filmin e tij "Cold War", mori çmimin e regjisorit. Përzgjedhja ime për çmimin "Palme d'Or" ishte filmi i regjisores Alice Rohrwacher, "Happy As Lazzaro". Ky film nuk mbeti duarthatë, meqë ndau çmimin në kategorinë e skenarit, me filmin e regjisorit Jafar Panahi, "Three Faces". Aktori i mrekullueshëm italian, Marcello Fonte, ishte përzgjedhje mjaft e pëlqyer për kategorinë e aktorit më të mirë dhe ai mund të jetë Roberto Benigni i gjeneratës së tij. Në kategorinë e aktores më të mirë fitoi Samal Yeslyamova, ylli i regjisorit kazak, Sergei Dvortsevoy me filmin "Ayka". Jean-Luc Godard mori çmimin "Palme d'Or" speciale, për filmin e tij "Image Book".  

(Kosova Sot)