Aktorët që Hollivudi nuk do t'i angazhojë në vitin 2018

  • 23 May 2018 - 15:49
Aktorët që Hollivudi nuk do t'i angazhojë në vitin 2018

Me gjasë karriera e madhe e yllit Dustin Hoffman po vjen në fund

Njihet më shumë për praninë e saj në rrjetet shoqërore dhe jetën private sesa për karrierën në film. Ngritja në kinema e Bella Thorne mund të ketë përfunduar para se të fillojë

Është e vështirë ta qëllojmë dhe ta dimë se cilët aktorë të panjohur nesër do të jenë yje të njohura ndërkombëtarisht, por është më e lehtë ta parashikojmë se cilët yje do të largohen nga harta e yjeve. Ja lisa e atyre që nuk do të angazhohen nga Hollivudi në vitin 2018.

Gerard Butler

Mos ta llogaritin suksesin masiv në vitin 2007 me filmin "300", por po del se secili projekt i Gerard Butler ose është helm për arkat e filmit apo për kritikët. Që nga filmi i vitit 2011, me titull "Machine Gun Preacher" deri te ai i vitit 2016 me titull "London Has Fallen", të dhë- nat tregojnë se aktori skocez nuk është kryesori në industrinë e filmit siç ishte imagjinuar. Tentimi i tij i fundit, "Geostorm" (2017), kishte një radhitje prej 14 për qind në "Rotten Tomatoes" dhe mezi kishte fituar 30 milionë dollarë në tregun vendës, derisa kishte një buxhet prej 120 milionë dollarë. Këto nuk i bëjnë asnjë të mirë Butler-it në vitin 2018, por me talentin e tij, zgjedhja e projekteve më të mira do t'ia bënte një të mirë.

Bella Thorne

Njihet më shumë për praninë e saj në rrjetet shoqërore dhe jetën private sesa për karrierën në film, ngritja në kinema e Bella Thorne mund të ketë përfunduar para se të fillojë. Pasi kishte marrë pjesë në hitet e arkave filmike "The DUFF" 

(2015) dhe "Blended" (2014), Thorne ishte gati të marrë rolin e zonjës udhëheqëse, por kjo nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar. Sipas "Variety", roli i saj te "Amityville: The Awakening" kishte fituar vetëm 742 dollarë, në 10 lokacione gjatë një dite, më 28 tetor 2017. Kush dëshiron ta angazhojë një aktore që brenda një dite filmi ku ishte kishte fituar vetëm 742 dollarë? Mos iu përgjigjeni kësaj. Kishte edhe një rol te Xavier Dolan, me titull "The Death and Life of John F. Donovan" (2018) me Jessica Chastain dhe Kit Karrington.

Dustin Hoffman

Megjithëse aktori legjendar ende merr lëvdata për filmin e Noah Baumbach, me titull "The Meyerowitz Stories" (2017), me gjasë karriera e madhe e yllit Dustin Hoffman vjen në fund me një numër pohimesh për abuzime seksuale. Marrë parasysh edhe moshën e tij të shtyrë në të cilën është tani, në vitin 2018 ai ka mbushur plot tetëdhjetë vjet, në fund të 2017 kishte disa pohime për abuzime, e është e vështirë ta imagjinosh një skenar ku aktori kthehet në ekranin e madh në vitin 2018.

Katherine Heigl

Në 2007 Katherine Heigl ishte në cep të famës së madhe. Me normat e shtuara në ekranin e vogël te "Grey's Anatomy" (2005-) si dhe me hitin e ekranit të madh dhe në arkat e filmit "Knocked Up", Heigl u duk se do të shndritë në dekadat që po vinin. Më pas ra në fund. Në një intervistë për "Vanity Fair", Heigl ka pohuar se "Knocked Up" ishte paksa "seksist" dhe kanë cilë- suar "femrat si hundëgjata" që kishte tërhequr zemërimin e shkrimtarit/regjisorit Judd Apatow. Heigl kishte edhe një përplasje me kreatoren "Grey's Anatomy", me Shonda Rhimes pasi që aktorja ishte përcaktuar të dalë jashtë garës nga "Emmy" sepse sipas saj "nuk i ishte dhënë material i mjaftueshëm për të punuar me sezonin e fundit". Heigl ishte liruar nga kontrata e saj në vitin 2010.

Megan Fox

Megan Fox depërtoi në skenë gjithkund kur regjisori Michael Bay e kishte sjellë për të marrë pjesë në film, përkrah yllit Shia LaBeouf në filmin 2007, "Transformers". Një vazhdim më pas Fox ishte larguar nga aty me shpresën se do të pëlqehet nga kritikët me kthimin te "Jennifer's Body" (2009) dhe "Jonah Hex" (2010). Përkundër kësaj, kritikët nuk ishin të sjellshëm. Fox u kthyer për një vazhdim tjetër në 2014, te "Teenage Mutant Ninja Turtles" dhe vazhdimin më 2016. Përsëri, kritikët nuk e kishin mirëpritur atë me krahë të hapur. Fox përfundimisht ka gjetur një audiencë të re në televizion i shitëse e nxehtë e barnave, Reagan, në dy sezonet e fundit në komedinë e kanalit "FOX", me titull "New Girl".

Cara Delavigne

Pas depërtimit të saj në vitin 2015, te filmi "Paper Towns", u duk se modelja dhe aktorja angleze Cara Delevingne po tentonte famën e Hollivudit. Më pas erdhën "Suicide Squad" (2016), "London Fields" (2017), dhe "Valerian and the City of a Thousand Planets" (2017). Në vitin 2018 paraqitet te "Life in a Year" me Jaden Smith, por sikurse edhe i atij (Will Smith,) Jaden ende nuk e ka dëshmuar veten e tij si tërheqës i të hollave për arkat e filmit. Ne dyshojmë se mundësitë prej aktrimit të Delevigne po thahen kaq shpejtë, por shpresa nuk ka humbur. Megjithëse viti 2018 mundet të jetë shumë i qetë për aktoren, shfaqjet e saj për vitin 2019 premtojnë.

(Kosova Sot)