Aktorët e famshëm, që e filluan karrierën në seri TV

  • 24 May 2018 - 16:10
Aktorët e famshëm, që e filluan karrierën në seri TV

Aktori me pesë nominime Oskar, Leonardo DiCaprio ishte paraqitur në një episod të serisë "Santa Barbara" 

Besuat apo jo, edhe këta aktorë, fitues, apo të nominuar për çmimin Oskar, karrierën e tyre e filluan në 'seri' 

JULIANNE MOORE: 'AS THE WORLD TURNS'

Moore, pesë herë e nominuar për çmimin Oskar, fitoi një çmim "Daytime Emmy" për paraqitjen e saj gjeniale në një seri-dramë, për rolin e saj të dyfishtë, të motrave nga babai, Frannie dhe Sabrina Hughes, në serinë "As the World Turns", rol të cilin e luajti midis viteve 1985-1987.

LEONARDO DICAPRIO: 'SANTA BARBARA'

Para se të paraqitej në filmin "Growing Pains", aktori me pesë nominime Oskar dhe me një çmim të fituar, ishte paraqitur në një episod të vitit 1990 të serisë "Santa Barbara", si Mason Capwell i ri. Më pas, ai bashkëpunoi me thuajse çdo regjisor të madh të filmit, duke arritur më pas që të bëhej edhe fitues i çmimit Oskar.

KEIRA KNIGHTLEY: 'THE BILL'

Knightley, e cila nominimin e saj të dytë për Oskar e mori për rolin në filmin "The Imitation Game",në vitin 1995 kishte luajtur rolin e një vjedhëseje 10 vjeçe, në serinë TV britanike të lartpërmendur, ku, tash vonë, ajo ka deklaruar se ishte 'roli im më interesant'. Ajo u nominua edhe për rolin në filmin "Pride and Prejudice" (2005).

SUSAN SARANDON: 'A WORLD APART'; 'SEARCH FOR TOMORROW'

Me rastin e nominimit të saj të pestë, Sarandon çoi në shtëpi Oskarin, në kategorinë e aktores më të mirë, në vitin 1996, për rolin e saj në filmin "Dead Man Walking". Në vitin 1969, ajo kishte luajtur rolin e Patrice Kahlmanit, në serinë e shkurtër TV, "A World Apart". Më pas ishte paraqitur edhe në rolin e vrasëses Sarah Fairbanks në serinë "Search for Tomorrow."

MORGAN FREEMAN: 'ANOTHER WORLD'

Pas një paraqitjeje në shoun e viteve të '70-ta për fëmijë, "The Electric Company", Freeman u paraqit në rolin e Dr. Roy Bingham në serinë "Another World" (1982 - 1984), si dhe luajti rolin e Cicero Murphy në dy episode të serisë "Ryan's Hope" në vitin 1981. Ai ka marrë pesë nominime për Oskar, si dhe ka fituar atë për rolin në filmin "Million Dollar Baby" (2004).BEN KINGSLEY: 'CORONATION STREET' Fituesi i çmimit Oskar, në kategorinë e aktorit më të mirë, për rolin e tij në filmin "Gandhi" (1982), ishte paraqitur në pesë episode të serisë së lartpërmendur TV britanike, midis viteve 1966 - 1967. JUDE LAW: 'FAMILIES' Aktorja me dy nominime për çmimin Oskar (për rolet e saj në filmat "The Talented Mr. Ripley" dhe "Cold Mountain") më parë ishte paraqitur në dy episode të serisë britanike TV "Families", në fillim të viteve të '90-ta.

LAURENCE FISHBURNE: 'ONE LIFE TO LIVE'

I nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë, për rolin në filmin "What's Love Got To Do With It" (1993), Fishburne filloi aktrimin që në moshën 10- vjeçare. Në vitin 1973, ai filloi me rolin e Josh Hall, një fëmije të rrugës, që shiste drogë derisa u birësua nga një familje e këndshme. Ishte hera e parë që në seritë TV në qendër të vëmendjes ishte një familje afrikane-amerikane.

(Kosova Sot)