Rrëfimi tragjik i jetës së Mark Ruffalo-s

  • 25 May 2018 - 15:56
Rrëfimi tragjik i jetës së Mark Ruffalo-s

Mark Ruffalo kishte fituar një reputacion si një nga djemtë e mirë të Hollivudit. Ai është një yll që mund ta pëlqeni, por jeta jo gjithmonë ishte e këndshme për të

Familja e tij kishte bankrotuar

Ai mund të jetë në gjendje të aktrojë gjeniun shkencëtar në "Marvel Cinematic Universe", por Ruffalo saktësisht nuk ka shkëlqyer si fëmijë. Kur ishte ulur për të biseduar me "Men's Journal", ai thotë se kishte vuajtur për vite nga disleksia. Pas diplomimit, familja e tij ishte bartur në San Diego, megjithëse gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç kishin dashur prindërit. Në fakt, gjërat kishin shkuar shumë keq. "Brenda gjashtë muajsh, nga një familje normale kishim bankrotuar dhe ishim eliminuar si familje", thotë aktori. I ati i tij kishte paketuar valixhet dhe ishte bartur në Uiskonsin, duke lënë prapa gruan dhe katër fëmijët. 

Kishte telashe me zemërimin

Tejkalimi i zemërimit është sjellë nga Hulk dhe, shkaku i kësaj, Mark Ruffalo nuk u duk i duhuri për këtë pjesë. Aktori nga"Nick Fury", ylli Samuel Jackson e kishte quajtur atë "ariu i vogël i butë" dhe ka bërë me dije se "të gjithë pëlqejnë një përqafim nga Mark", e besoni apo ajo, si i ri ai ishte njeri shumë i zemëruar. "Sikur të më shihnit kur isha në moshën njëzet vjeçe", ka thënë ai për "New York Daily News". "Unë isha posteri i të riut të zemëruar me kompleksin e përndjekjes, kishte telashe si aktor i ri". Ruffalo kishte hasur në shumë refuzime, madje ai kishte bërë midis 600 dhe 800 audicione, por kurrë nuk i ishte dhënë asnjë rol.  

Kishte vuajtur nga ankthet

Tri herë i nominuari për "Academy Award" i kishte thënë "New York Daily News" që ishte në gjendje ta kontrollonte zemërimin, por se kishte nevojë për ndihmë profesionale. Pasi kishte telashe me gjumin, sepse nuk po mund ta 'shkyçte' trurin, një mik i kishte preferuar të meditonte dhe kjo ia kishte ndryshuar jetën. "Unë e kam një mik, i cili për një kohë të gjatë ishte i varur nga droga", ka thënë "Ruffalo" për "Rolling Stone". "Ai kishte ndjekur një program meditimi". Më pas a thotë: "Gjithçka ka filluar atëherë të ndryshojë për mua. Puna ime filloi të ndryshonte, fati im".

(Kosova Sot)