Aktorët që hoqën dorë nga roli shkaku i një aktorit tjetër

  • 13 June 2018 - 15:32
Aktorët që hoqën dorë nga roli shkaku i një aktorit tjetër
Leonardo Dicaprio e kishte larguar Gibson-in nga filmi "Berserker"

Nuk mund ta bësh i vetëm një film. Me kastën e secilit film, ju duhet bashkëpunim dhe kimi për të gjitha gjërat për t'i mbledhur bashkë, dhe të gjithë ata që kanë punuar vetëm e dinë sa e vështirë është kjo nganjëherë, e shpesh nuk mund të punosh me atë idiot me të cilin keni ngecur. Një aktor mund të hiqet nga xhirimi dhe mos të kthehet më, apo ndoshta refuzojnë të kthehen për vazhdimin e filmit - e nganjëherë edhe yjet midis vetes nuk bashkëpunojnë. Ja disa nga aktorët që hoqën dorë nga roli shkaku i një aktorit tjetër.

JO EDHE AQ "HAPPY GILMORE" Në prill të vitit 2015, nëntë aktorë amerikanë dhe këshilltari i filmit ishin larguar nga filmi i Adam Sandlerit, "The Ridiculous 6". David Hill - një nga ata që kishin hequr dorë - për "Indian Country Today Media Network" kishte thënë, "I kam thënë regjisorit nëse ka biseduar me një grua vendase në këtë film - i thashë se do ta zhdëpja në dru". Sipas atyre, ata ishin ankuar me kohë por fjalët e tyre kishin hasur në vesh të shurdhër. Loren Anthony - që ka thënë se në fillim kishte refuzuar të punojë në film derisa ai ishte siguruar se portretizuesit e "Native Americans" do të respektohen - i ka thënë "ICTMN" se ai kishte shkuar te regjisori Frank Coraci me ankesat e tij. "Ata na trajtuan neve thuajse ne duhet të rrimë nga anash" thotë Anthony. 

NUK KA TRILOGJI PËR "SEX AND THE CITY" Marrë në konsideratë se sa keq ishte pranuar "Sex & the City 2", është pak befasi se nuk kishte ndonjë pritje për një instilacion të tretë, por ylli Sarah Jessica Parker kishte thënë se ishte e "zhgënjyer" në shtator të viti 2017 rreth paralajmërimit se "Sex & the City 3" nuk do të shkonte përpara si projekt. Burimet e pakonfirmuara i kanë thënë "People' se Kim Cattrall po bënte "kërkesa të tmerrshme" në mënyrë që të pajtohet për t'u paraqitur në filmin e tretë, duke përfshirë këtu që kompania "Warner Bros" ta bëjë produksionin që ajo i kishte në zhvillim e sipër. Për sa i përket Cattrall,ajo i kishte mohuar këto kërkesa. "Unë kurrë në jetën time nuk kam kërkuar të holla, unë kurrë nuk kam kërkuar diçka për ndonjë projekt, madje kjo duket krejt qesharake" kishte thënë ajo për Piers Morgan në tetor të vitit 2017. 

NËSE NUK E DURON TË NXEHTËT... Në vitin 2010, adhuruesit ishin, epo, ndoshta jo të shokuar por me siguri se kishin mbetur të zhgënjyer kur kishin rrjedhur incizimet e aktorit/regjisorit Mel Gibson. Me fyerje raciste, me urrejtje rreth të dashurës së saj Oksana Grigorieva. Gjatë bisedave të incizuara të Gibson - midis tjerash - ai e ka pranuar se e kishte goditur Grigorieva-n dhe se e kishte kërcënuar disa herë, duke i thënë se do t'ia digjte shtëpinë. Kështu, Gibson e gjeti veten nën hetime nga policia e Los Anxhelosit. Jo më shumë se dy javë më pas, Leonardo Dicaprio e kishte larguar Gibson-in nga "Berserker". Dicaprio ishte vendosur që të merrte pjesë në film në dhjetor të vitit 2009, dhe nuk ishte dhënë asnjë arsye për largimin e tij. Por, në bazë të disa burimeve nga "RadarOnline", ka thënë se ishin pikërisht incizimet e shpalosura që e larguar atë nga filmi. "Leo e ka merituar të drejtën për të zgjedhur me kë të punojë" ka thënë burimi. "Mel Gibson nuk është një prej tyre".

PERSEKUTIMI AMERIKAN Tregimi i Christian Bale që aterron në rolin e filmit të vitit 2000, me titull "American Psycho", është tregim i gjatë dhe një tregues i qartë nëse keni menduar se e dini si shkon puna rreth një projektit në Hollivud. Regjisorja Mary Harron ka thënë se kur i kishte ofruar rolin aktorit Bale, ai tashmë ishte paralajmëruar kundër tij sepse novela e Brett Easton Ellis në të cilin ishte bazuar filmi, kishte pësuar një shtrëngatë me kontroverse. "Ai tha se i kishte marrë gjithë ato porosi në sekretarinë e tij telefonike duke i thënë se kjo ishte një vetëvrasje në karrierë" Harron kishte thënë për "The Guardian", "Dhe kjo e kishte bërë atë më eksitues". Por, studio e kishte dashur dikë më me shumë fuqi dhe ishte përcaktuar që Leonardo DiCaprio ishte i duhuri për projektin, derisa Bale nuk ishte në film.


(Kosova Sot)