FILMAT QË DO TË SHIKOHEN GJATË VITIT 2020

  • 16 June 2018 - 10:25
FILMAT QË DO TË SHIKOHEN GJATË VITIT 2020
Shikuesve do t'u duhet që të presin edhe një vit tjetër për ta parë filmin "Fast & Furious 9"

Viti 2020 mund t'ju duket larg, por ka kush është duke punuar tani, për atë se cilët filma do të shikohen më së shumti atë vit

"BAD BOYS FOR LIFE" - 17 JANAR Shtatëmbëdhjetë vjet pas fillimit të shfaqjes së filmit "Bad Boys II", shikuesit përfundimisht do ta kenë rastin që ta shohin një vazhdim tjetër të kësaj franshize. audiences will finally get another entry in the buddy cop franchise. "Sony" ka planifikuar që filmi "Bad Boys for Life" të fillojë të shfaqet në vitin 2020, duke kthyer aktorët Will Smith dhe Martin Lawrence në rolin e detektivëve të Departamentit të policisë së Majamit, Mike Lowrey, respektivisht Marcus Burnett. Producent i filmit pritet të jetë Jerry Bruckheimer, derisa regjinë do ta bëjnë Adil El Arbi dhe Bilall Fallah ("Black"). "G.I. JOE" - 27 MARS "G.I. Joe" do të kthehet në ekran të madh në vitin 2020, edhe pse kush do të luajë në të, ende nuk dihet. Pritet që "Paramount" ta lëshojë filmin e tretë, në shtatë vitet e kësaj franshize, që nga fillimi i shfaqjes së filmit të vitit 2013 "G.I. Joe: Retaliation" dhe 11 vjet nga filmi "G.I. Joe: The Rise of Cobra". Mbetet e paqartë se kush nga yjet e kësaj franshize, duke përfshirë edhe Channing Tatum, Bruce Willis dhe Dwayne Johnson do të kthehen në këtë film, nëse vendosë që të kthehet ndonjëri prej tyre. Edhe nga filmi i tretë i kësaj franshize pritet që të sjellë aksion dhe aventurë.


"FAST & FURIOUS 9" - 10 PRILL Shikuesve do t'u duhet që të presin edhe një vit tjetër për ta parë filmin "Fast & Furious 9", por, në ndërkohë, ata do ta kenë një film 'spinoff' me aktorët Dwayne Johnson dhe Jason Statham. Kjo pritje do t'ia vlejë, pasi që të dalë filmi në kinema, në pranverë të vitit 2019. Edhe pse nuk dimë kushedi sa rreth asaj se kah do të shkojë kjo sagë në të ardhmen, presioni i shikuesve nënkupton se ajo do të jetë edhe më epike sesa filmat paraprakë. Derisa vazhdon që të jetojë personazhi Cipher i Charlize Theron'it, kjo franshizë ka mundësi të shumta. Me gjasë do të kthehen edhe disa prej emrave të tjerë të mëdhenj.


"UNTITLED BARBIE", FILM - 8 MAJ Në vitin 2020, aktorja Anne Hathaway pritet që ta luajë një Barbie jo të rëndomtë në ekranin e madh. Kjo aktore, fituese e çmimit Oskar, pritet që ta luajë rolin kryesor në këtë film të frymëzuar nga lodra shumë e shitur, duke luajtur një Barbie e cila dëbohet nga "Barbieland" meqë nuk është mjaft e përkryer. Athelea Jones, e cila ka bërë regjinë e filmave "American Woman", "Cop Hard" dhe "Anatomy", si dhe të filmit "Fun Mom Dinner", do ta bëjë regjinë edhe të këtij filmi. Edhe skenari i filmit duket të jetë mbresëlënës, meqë përfshinë shumë nga personazhet, si Lindsey Beer (Chaos Walking), Jenny Bicks (The Greatest Showman), Kim Caramele (Inside Amy Schumer), Diablo Cody (Juno), Bert V. Royal (Easy A), Hilary Winston (Community) dhe Amy Schumer (Trainwreck).

"THE SIX BILLION DOLLAR MAN" - 5 QERSHOR Mark Wahlberg do ta sjellë në ekranin e madh serinë TV të viteve 1970. Aktori i filmit "Departed" është përzgjedhur që të luajë në një rimejk të filmit "The Six Million Dollar Man", që tani quhet "The Six Billion Dollar Man". Ai do të paraqitet në rolin e Steve Austinit, një ish-astronauti, i cili detyrohet që të bëhet gjysmë njeri-gjysmë makinë, pasi që pëson një aksident. Ky rol ishte luajtur nga Lee Majors në serinë origjinale TV, e cila u transmetua në rrjetin 'ABC' midis viteve 1973 - 1978. Edhe pse pjesët mekanike i japin Austinit fuqi të supernjeriut, Wahlberg thotë se filmi do të jetë kundërshti e plotë ndaj filmave me superheronj dhe policë.

"RED NOTICE" - 12 QERSHOR Dwayne Johnson dhe regjisori i filmave të tij, "Central Intelligence" dhe "Skyscraper", Rawson Marshall Thurber, pritet që të bashkohen përsëri në vitin 2020 për filmin e zhanrit komediaksion, "Red Notice". Ky film do ta sjellë Johnsonin në rolin e agjentit të interpolit, pasi që më parë e kemi 'shijuar' atë në rolin e hajnit më të kërkuar në botë. Pritet që filmi ta ketë edhe një aktor tjetër, në rolin kryesor, por emri i tij ende nuk dihet. 

(Kosova Sot)