SUKSESI I KOMEDISË NË TEATRIN "SKAMPA"

  • 17 June 2018 - 12:32
SUKSESI I KOMEDISË NË TEATRIN

Komedia shqiptare "Na ishte njëherë estrada" u përcoll me sukses në skenën teatrit "Skampa" në qytetin e Elbasanit. Drejtori i teatrit Kliti Kapaj bën me dije se ka qenë një sukses me këtë vepër dhe publiku e ka vlerësuar shumë lojën e aktorëve dhe shfaqjen. "Humor e të qeshura pa fund, salla plot, publik fantastik.

"Na ishte njëherë estrada", një sukses i padiskutueshëm", pohon drejtori Kapaj. Komedia "Na ishte një herë Estrada" shkruar dhe me regji nga Haxhi Rama riktheu në skenë dhe aktorë të njohur të estradës. Rolet në vepër regjisori Haxhi Rama ia ka besuar aktorëve të Durrësit dhe Elbasanit si Muharrem Hoxha, Antoneta Doka, Ilirda Bejleri, Mario Elezi, Dhimitër Topuzi. 

(Kosova Sot)