Banda e femrave të bukura

  • 17 June 2018 - 12:37
Banda e femrave të bukura

Ndeja fillon herët te filmi me titull "Ocean's 8", një marifet i shkathët me femra. I pajisur me femra plot me talent, me ferma të bukura që luajnë lojëra të ndyta, ky është shtesa e fundit në ciklin që dikur kishte të bënte me hajnin e shkathët Danny Ocean (George Clooney), si dhe ekipin e tij kryesisht të përbërë nga meshkuj. Danny tashmë ka dalë edhe nga fotografia dhe Sandra Bullock ka ardhur për të aktruar motrën e tij, Debbie Ocean, buzëqeshja e së cilës shumë shpejt do të shihet me dyshime, duke përfshirë partnerin në krim, një hakere, një hajneshë xhepash që të tërheqë vëmendjen, aktruar me delikatesë nga e bukura Anne Hathaway. Sikurse secili vazhdim, krejt filmi dihet se çfarë sjellë, mirëpo është krejt më ndryshe.

REGJISTRIMI FALAS NË HOTEL

Hapet pak a shumë sikurse filmi "Ocean's Eleven", vepër e Steven Soderbergh nga viti 2001, me Debbie që përfundon burgun dhe shkel lirinë me taka. Pasi thekson shkathtësitë e saj - ajo çliron një valixhe nga pronari i saj dhe demonstron si ta regjistrojë gratis në hotel - Debbie fryn punën e orës dhe tregimit. Kështu ajo arrin te mikja e saj më e mirë Lou (Cate Blanchett), një përsëritje në krahun e djathtë si Brad Pitt në Ocean-in e vjetër. Filmi i viti 2001 "Ocean's" ishte një ribërje nga filmi i vitit 1960 me Frank Sinatra-n dhe me aktorin Dean Martin në Vegas. Ky është një serial si një flluskë, një objekt nostalgjie që është në kujtesën vetëm për yjet e "Rat Pack". Më së shumti ka përjetuar kënaqësinë si një relikt i erës së "Playboy", me Angie Dickinson. Ribërja e zr. Soderbergh, në masë të madhe e ka përmirësuar origjinalin si dhe tani në set ka sjellë disa personazhe femra. Filmi i ri i ndryshon gjërat me bandën, e tëra e përbërë nga disa femra tejet të bukura dhe shumë tërheqëse që përfshijnë Mindy Kaling dhe një bukuroshe si Rihanna. Janë të shumtë ata filma që pothuajse të gjithë aktorët janë meshkuj, përfshirë filmat ku për temë është lufta dhe arena e rrahjeve derisa zakonisht ekipet janë në Misione të Pamundshme të stilit "Dirty Dozen".

FILMAT E DOMINUAR NGA FEMRAT

Nganjëherë edhe femrat e kanë nga një rol në këta filma, por në të shumtën e rasteve ose lihen mënjanë ose thuajse shfaqen shumë pak. Po ashtu, kishte edhe filma ku pothuajse të gjithë aktorët ishin femra, natyrisht, këtu përfshihet edhe filmi i zhanrit komik nga viti 1939, me titull "The Women", në të cilin meshkujt, megjithëse mungojnë fizikisht, mbeten tema kryesore dhe më me interes e femrave. Meshkujt shpeshherë rrinë pezull në këta filma të dominuar nga femrat, me gjasë sepse meshkujt (edhe femrat) që i prodhojnë apo që i bëjnë këta filma nuk mund ta imagjinojnë që t'i heqin nga fotografia. Ky ishte rasti me filmin me titull "Ocean's 8", që përfshin një nënpublik irritues, që përfshin një ish-dashnor shumë të keq. Një pjesë interesante e filmave "Ocean's" është fakti se të gjithë personazhet, të cilët shfaqen në film, punën e tyre e kryejnë si më së miri, duke rregulluar orët e tyre në kyçet e dorës. Shumica e hajnive që bëhen te filmat "Ocean's" përfshijnë edhe kazinotë në qytetin e Las Vegasit, e këtu kemi të bëjmë me një qafore, për t'u vjedhë nga"Met Gala". Nën regjinë e Gary Ross, që e ka bërë skriptin bashkë me Olivia Milch, filmi shkon poshtë përkundër lajthitjeve. Në një pike të caktuar, midis orës së parë dhe të dytë, do ta gjeni veten tuaj duke dëshiruar që zr. Soderbergh - që këtu është një producent - ta kishte bërë edhe regjinë e "Ocean's 8". Si një regjisor që është, zr. Soderbergh nuk e hedh kamerën rrotull, por një nga kënaqësitë e filmave të tij është përkushtimi ndaj të bukurës po aq sa edhe nga fundi i një filmit. E relaksuara Bullock duket tmerrësisht e kënaqur që është thirrur këtu dhe kurrë nuk merr posedimin e plotë të rolit të Debbie Ocean. Pjesë e asaj që bukuroshen Sandra Bullock e bën vërtetë një Sandra Bullock është kur personazhi i saj djersitet - pa marrë parasysh se sa e pafajshme është.

(Kosova Sot)