Nis Festivali i Monodramës

  • 18 June 2018 - 15:24
Nis Festivali i Monodramës
 Dje në Pejë ka nisur edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës "MonoAKT". Ky edicion nisi nga data 17 dhe zgjat deri më 21 qershor, ndërsa njëjtë sikurse viteve të kaluara, edhe sivjet pjesë e tij do të jenë vende të ndryshme të botës. Përpos shfaqjeve që do të jepen përgjatë këtij festivali, në aktivitetet e tij shtrihen edhe disa vizita që do të bëhen në vende të ndryshme të Pejës. Festivali nisi me monodramën "Ëndrrat e Hamletit", nga Mentor Zymberaj, njëherësh edhe drejtor i festivalit.

(Kosova Sot)