Interpretoi ansambli rus

  • 18 June 2018 - 15:31
Interpretoi ansambli rus
Që nga këngët më të famshme ruse si: "Katjusha", "Ochi chernye", "Mbrëmjet e Moskës", "Kalinka" e deri tek muzika instrumentale, janë interpretuar 'live' mbrëmjen e djeshme për publikun beratas. Ka qenë ansambli muzikor i famshëm rus, "Vertograd", i cili ka ndezur atmosferën me interpretimet e këngëve ruse, të njohura në të gjithë botën. Tre muzikantët: Juri Stupak, balalajka (vegël muzikore popullore ruse), Aleksej Stepanov, në kitarë dhe Pjotr Matroniçev, në fizarmonikë, së bashku me këngëtarët Aleksej Parfjonov dhe Marta Serebrjakova dhuruan emocione veçanërisht njohësit e shumtë të kulturës ruse në këtë qytet.

(Kosova Sot)