Miqtë e fëmijërisë të përfshirë në lojë

  • 18 June 2018 - 16:11
Miqtë e fëmijërisë të përfshirë në lojë
Sasia e kënaqësisë që ua sjell komedia e re "Tag" mund të varet nga ajo se sa joshës është subjekti i saj, nga jeta reale: një grup miqsh në të 40-tat e tyre, janë të përfshirë në një lojë konsumuese me dekada të tëra, që nga fëmijëria. Nëse një gjë e tillë ju bën që të qeshni, atëherë ky film është bërë për ju. Nëse, në anën tjetër, nëse nuk ju pëlqejnë shakatë nga periudha e fëmijërisë, duke pyetur veten shpesh me padurim, edhe sa do të zgjas një gjë e tillë, atëherë do të bëni më mirë sikur ta injoroni këtë film. Momentet qesharake Marrë në përgjithësi, ka edhe mënyra më të këqija për ta mbytur mërzinë për disa orë, sesa duke shikuar personat naivë, sikur Ed Helms dhe Hannibal Buress, duke u përzier me tipat e sjellshëm dhe elegantë sikur Jon Hamm dhe Jeremy Renner. Edhe pse filmi "Tag" sjell disa momente me të vërtetë qesharake, ai megjithatë vuan nga klishetë e këtij lloji të filmave.

Duke i analizuar të gjitha ato që i ofron, mund të themi se filmi "Tag" nuk është as i keq, por as tepër i mirë. Është një film i rëndomtë: i lehtë, me skena të aksionit, të cilat janë argëtuese, rrallëherë edhe qesharake, kompetente, e jo edhe aq frymëzuese. Ky film bazohet te një artikull i botuar në vitin 2013 në "Wall Street Journal", të cilin skenaristët Rob McKittrick dhe Mark Steilen e kanë adoptuar në një rrëfim zhurmëmadh. Çdo maj, gjatë 30 viteve të fundit, një grup miqsh që gjenden në qendër të ngjarjes së këtij filmi, kyçen në një lojë të papushim të etiketimit. Ata e pengojnë njëri-tjetrin në punë, derisa gratë e tyre janë duke lindur, gjatë funeraleve; asnjë rrethanë nuk e përjashton zhvillimin e kësaj loje. Kushdo që etiketohet pak para mesnatës të 31 majit, është i detyruar ta bartë turpin e të qenit 'ai', gjatë 11 muajve të tjerë. Pjesëmarrja e femrave Veterinari Hoagie (Helms) është pjesëmarrësi më i zellshëm. Ai mbështetet nga gruaja e tij, Anna (Isla Fisher) e cila, për shkak të rregullave që përjashtojnë pjesë- marrjen e femrave, nuk mund të marrë vetë pjesë në këtë lojë, por në fakt është takticienja më agresive, njëfarë Lady Macbeth e llojit të vet. Pjesëtarët e tjerë të ekipit përfshijnë shefin ekzekutiv Callahan (Hamm); të saposhkurorëzuarin Chilli (Jake Johnson); si dhe neurotikun Sable (Buress). Por, lojtari më i mirë deri më tani, që nuk është etiketuar asnjëherë, është guruja i fitnesit, Jerry (Renner), i cili, sikur që marrim vesh më vonë, kishte vendosur që të mos i ftojë shokët në dasmën e tij, të caktuar më 31 maj, meqë e fejuara e tij, Susan (Leslie Bibb), nuk dëshiron që të mbetet nën hijen e një grupi meshkujsh, që tallin rrotën midis tyre. Miqtë preken nga ky veprim i tij dhe vendosin që, përfundimisht, ta etiketojnë Jerry-n në ditën e tij të madhe. Regjinë e këtij filmi e ka bërë Jeff Tomsic; skenarin e kanë shkruar Rob McKittrick dhe Mark Steilen; derisa rolet i luajnë Ed Helms, Jon Hamm, Jeremy Renner, Hannibal Buress, Jake Johnson, Isla Fisher, Annabelle Wallis, Leslie Bibb, Rashida Jones, Nora Dunn, Lil Rey Howery dhe Thomas Middleditch.

(Kosova Sot)