Viti i pestë i Kalendarit Kulturor Kosovë-Shqipëri

  • 19 June 2018 - 15:22
Viti i pestë i Kalendarit Kulturor Kosovë-Shqipëri
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi dhe Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro- Furxhi, në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nënshkruan dje Protokollin e Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor Vjetor, të pestin vit radhazi. Me Kalendarin e sivjetmë kulturor do të realizohen aktivitete në fushën e trashëgimisë, që kanë të bëjnë me digjitalizimin e trashëgimisë dhe trajnime e edukim në fushën e restaurimit dhe konservimit; ekspozita në fushën e arkeologjisë dhe të muzeve, në fushën e teatrove do të mbahet festivali mbarëkombëtar i teatrit dhe do të realizohen shfaqje teatrale si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, në fushën e filmit do të jepen premierat e pesë filmave. Në fushën e artit pamor do të realizohet një ekspozitë e në Shqipëri. Këtë aktivitete do t'i bartin institucionet kombëtare përkatëse të kulturës.

(Kosova Sot)