Rrëfimi për një nga shefat më të mëdhenj mafiozë në historinë botërore

  • 20 June 2018 - 16:08
Rrëfimi për një nga shefat më të mëdhenj mafiozë në historinë botërore
Pse John Travolta ka tentuar dhe dështuar ta shpëtojë projektin e tij pasionues?

Gjatë fundjavës, ky film ka debutuar me vetëm 1.7 milion dollarë të fituara. Përderisa filmi nuk është një bombë e hapur, lansimi i "Gotti" nëpër kinema është i rrezikuar, përpos në ato shtatë kinema lokale.

Travolta dhe Walson ishin të etur që filmi "Gotti" të shkëlqente në Kanë, por filmi nuk ishte zgjedhur si pjesë e linjës zyrtare. Në Nju Jork, premiera e filmit ishte përcjellë me një ndejë me rreth 800 mysafir më pas, Travolta dhe Preston kanë udhëtuar në Çikago, Dallas, Majami, Fiiladelfia dhe Feniks që të trumbetojnë për filmin .


Duke filluar nga "Cannes Film Festival' e deri te premiera e shtresës më të lartë në qytetin e Nju Jorkut për të ndaluar në qytetet tjera përfshirë nga Feniksi e deri në Majami, aktori John Travolta i pa lodhur ka promovuar filmin e tij më të ri "Gotti". Ai madje ju ishte bashkangjitur edhe rrjeteve shoqërore vetëm me të vetmin qëllim që ta përhapë lajmin për filmin e tij. Arsyeja ishte përkushtimi i tij? Aktori i njohur John Travola ka besuar se performanca e tij si i ndjeri John Gotti, një nga shefat më të mëdhenj mafiozë në historinë botërore, do ta bënte një figurë kyçe për garat e ardhshme për ndarjen e shpërblimeve dhe çmimeve, e të gjitha këto informata vijnë nga disa burime nga brenda që për së afërmi kishin qenë të përfshirë në këtë film bazuar në ngjarje të vërtetë.

Përkushtimi i Travolta-s për "Gotti" ishte një hallakatja brenda natës Por, aktori i famshëm nga Hollivudi si dhe filmi i tij ishin mavijosur kur filmi "Gotti" ishte gozhduar nga kritikët, duke marrë një përqindje të rrallë zero në "Rotten Tomatoes" në vigjiljen e lansimit të tij në rreth 503 kinema në rreth 25 qytete të ndryshme. Gjatë fundjavës, ky film ka debutuar me vetëm 1.7 milion dollarë të fituara. Përderisa filmi nuk është një bombë e hapur, lansimi i "Gotti" nëpër kinema është i rrezikuar, përpos në ato shtatë kinema lokale. "Gotti" ishte bërë një projekt pasion për aktorin John Travolta, por megjithëse ai kishte investuar si famën e tij po ashtu edhe kohën për ta promovuar këtë projekt, dështimi i tij për t'u lidhur me një audiencë më të gjerë shënon rrezikun që projektet me pasion marrin apo sjellin me veten e tyre. Përkushtimi i Travolta-s për "Gotti" ishte një hallakatja brenda natës. Filmi vetvetiu ishte për shtatë vite duke u punuar, duke filluar që nga momenti kur iu biri i gangsterit, John Gotti Jr., kishte refuzuar një ofertë serioze nga Sylvester Stallone nuk kishte pranuar një marrëveshje me producentin Marc Fiore për të bërë një film në lidhje me të atin e tij. Pasi i kishin munguar lidhjen në Hollivud, Fiore ishte drejtuar për ndihmë te Marty Ingels, komikut të dikurshëm dhe bashkëshortit të aktores Shirley Jones, që ia kishte dalë ta siguronte Fiore dhe Gotti një takim me aktorin Travolta, i cili edhe kishte nënshkruar.

Zemërimi i Travoltës Travolta ishte një nga disa pjesët e projektit derisa producentët nuk kishin dalë t'i lidhin elementet së bashku. Eventualisht, Kevin Connolly kishte marrë frenat për regjinë derisa filmi ishte xhiruar në Sinsinati në vitin 2016, me partneritet të Randall Emmett dhe George Furla, "Emmet/Furla/Oasis Films" në partneritet me "Fiore Films" dhe "Highland Film Group", dhe ishte vendosur që shpërndarjen ta bënte "Lionsgate Premiere". Travolta më pas ishte zemëruar kur në dhjetorin e vitit të kaluar disa tregime kishin qarkulluar duke thënë se "Liongate Premiere" po tërhiqte 10 milion dollarë nga lansimi i përbashkët në kinema dhe në "VOD", duke nënkuptuar se "Lionsgate" nuk kishte besim në këtë film. Në fakt, Travolta po punonte personalisht prapa skenave skenat për të çliruar filmin nga "Lionsgate". Ai kishte dashur shkallën e gjerë të shpërblimeve dhe për këtë "Gotti" së pari kishte nevojë për lansim nëpër kinema. Duke pasur nevojë për ndihmë, Travolta dhe producenti kryesor i "Gotti" kishin gjetur një burim të ri përmes Edward Walson, të birin e të ndjerit nga Nju Xhersi John Walson Sr. Walson kishte bërë produksionin dhe kishte ndihmuar në financimin e një numrit të madh të filmave nga Broduei, përfshirë atë të Woody Allen-it me titull "Blue Jasmine". Travolta dhe Walson e panë sy më sy filmin "Gotti", derisa Walson ishte pajtuar t'i blinte të drejtat nga "Lionsgate". Të gjithë që nga fillimi e kanë ditur se nuk do të ketë të holla të mjaftueshme për të mbuluar fushatën e marketingut, por me midis 4 dhe 5 milion dollarë në dispozicion, një plan ishte bërë për t'u mbështetur në një përzierje sponsorësh dhe reklamave gratis, si dhe investimeve nga anash, krejt këto sipas burimeve. 

(Kosova Sot)