Burbuqe Berisha jep dorëheqje nga pozita në Teatrin Kombëtar të Kosovës

  • 21 June 2018 - 15:12
Burbuqe Berisha jep dorëheqje nga pozita në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Burbuqe Berisha e ka parashtruar dorëheqjen e saj nga pozita që zë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Për shkak të presionit nga Agjencia Antikorrupsion, Burbuqe Berisha, i ka shkruar ministrit Kujtim Gashi duke treguar arsyet pse po largohet nga kjo pozitë, si kryetare e Bordit në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Berisha ka qenë e angazhuar edhe si regjisore brenda Teatrit "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ndërsa më herët ka mbajtur poste të ndryshme vendimmarrëse në skenën kulturore dhe artistike në Kosovë, krahas punës si regjisore.

(Kosova Sot)