Filmat e famshëm të aktorit Leonardo DiCaprio

  • 21 June 2018 - 18:10
Filmat e famshëm të aktorit Leonardo DiCaprio
Filmi "Titanic" ka një sasi tepër efektive të tensionit dhe emocioneve E kemi fjalën për një aktor mjaft të vyeshëm, i cili pas një karriere të frytshme arriti përfundimisht ta marrë edhe çmimin Oskar
 
Image

"Titanic" (1997) Edhe pse James Cameron shpesh e tepron me melodramë dhe me narracion, shkalla e pedanterisë së vizionit të tij vështirë mund të mohohen. Filmi "Titanic" ka një sasi tepër efektive të tensionit dhe emocioneve, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një tragjedi, përfundimin e së cilës e kemi ditur që më parë. Ngjarja e dashurisë e personazheve kryesore, Rose dhe Jack, është mjaft e qëndrueshme, por përshtypje bëjnë edhe skenat sikur ajo kur një çift i moshuar vazhdon të qëndrojë në shtrat, edhe pse nën ta fillon që të mblidhet uji. 

 

Image

Body of Lies (2008) Ridley Scott di shumë mirë si të bëjë filma klasikë të fantazisë shkencore, por ai po ashtu di edhe të bëjë trilerë të mirë. DiCaprio paraqitet në rolin e Roger Ferrisit, një oficeri të CIA-s që operon në Irak dhe më pas në Jordani, derisa Russell Crowe luan rolin e shefit të tij. Ngjarja zhvillohet rreth përpjekjeve të tyre antiterroriste, edhe pse nuk është e mundshme që të ulet niveli i ankthit, pas 11 shtatorit të vitit 2001. Personazhi kryesor i DiCaprios, Crowe, si dhe Mark Strong, i japin këtij filmi një rëndësi të veçantë. 


 

Image

"The Wolf of Wall Street" (2013) Jordan Belfort mund të jetë roli më impresiv i luajtur ndonjëherë nga DiCaprio; karizmi lakmitar që manifeston DiCaprio këtu është shumë më mbresëlënës, sesa ai në filmin "The Revenant", që edhe ia solli çmimin Oskar. Scorsese kishte mbushur 70 vjet gjatë produksionit, por ky film sjell shumë më shumë energji sesa ndonjë film i regjisorëve më të ri. Filmi "The Wolf of Wall Street" është argëtues derisa të mendosh rreth vërtetësisë së tij, e më pas, ai bëhet i kthjellur. 

 

Image

"Catch Me If You Can" (2002) Filmi "Catch Me If You Can" huazon diçka nga shkolla e vjetër e filmave të viteve 1960. DiCaprio luan rolin e personazhit Frank Abagnale Jr., një mashtrues nga jeta reale, i cili kishte gënjyer se kishte profesione të ndryshme, me qëllimin e vetëm, që të bënte sa më shumë para. Tom Hanks e luan po aq mirë rolin e agjentit sekret të FBIsë, derisa Christopher Walken me të vërtetë është margaritar i këtij filmi, në rolin e Abagnale Sr. "Catch Me If You Can" është një film argëtues dhe mund të jetë vepra më e mirë e Spielbergut në mijëvjeçarin e ri.  



 

Image

The Great Gatsby (2013) Bërësit e filmit "The Great Gatsby" janë bazuar te romani i Fitzgerald-it, pa e kuptuar atë në tërësi. Kjo ka bërë që ky film të jetë sipërfaqësor dhe një imitim i dobët. Por, kjo nuk d.m.th. se DiCaprio nuk arrin ta aktrojë në tërësi sharmin misterioz të Gatsby't. Prania e tij i jep filmit një peshë të veçantë, gjë që mungon nga çdo aspekt tjetër i filmit. Buzëqeshja e tij arrin që të sjellë, sado pak, kualitetin e 'sigurisë së përjetshme', që përshkruhet në libër nga Fitzgerald.

 

Image

"The Revenant" (2015) Në mos për tjetër, ky film do të mbahet mend që ia solli përfundimisht Oskarin aktorit DiCaprio. Kemi të bëjmë me një dramë të mbijetesës, edhe pse pa ndonjë narrativë kushedi sa të theksuar. Aktori është tepër bindës derisa bërtet, zhagitet dhe fle mbi kufomat e kafshëve. Por, ky rol nuk kërkon një kompleksitet aq të madh, sa disa role të tjera të tij. Ky film ia vlen që të shikohet nga aspekti estetik, si dhe nga përpjekjet që i ka bërë DiCaprio, për ta realizuar rolin e tij. 

(Kosova Sot)