Fisnik Ademi zgjidhet kryetar i Këshillit Drejtues në TKK

  • 22 June 2018 - 20:59
Fisnik Ademi zgjidhet kryetar i Këshillit Drejtues në TKK

Aktori Fisnik Ademi është zgjedhur kryesues i Këshillit të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ai është votuar në këtë pozitë nga anëtarët e Këshillit.

Zgjedhja e tij në krye të Këshillit vjen pas dorëheqjes së kryesueses Burbuqe Berisha. Fisnik Ademi është aktor, i njohur me rolet e tij te shfaqjet "Martesa", "Cirku fluturues" dhe seriali "O sa mirë".

(Kosova Sot)