Chris Pratt ka një listë me rregulla të jetës

  • 22 June 2018 - 21:01
Chris Pratt  ka një listë me rregulla të jetës

Chris Pratt ju bën ta rimendoni pozicionin tuaj në lidhje me të. Të hënën, aktori nga Hollivudi ka pranuar çmimin "Generation Award" te "2018 MTV Movie & TV Awards", me mirësi dhe me shaka. Para se ai t'i ofronte disa këshilla në lidhje me jetën, aktori nga "Jurassic World: Fallen Kingdom" ishte përkujdesur ta falënderonte familjen e tij - nënën e tij, babin e ndjerë, vëllain dhe motrën - për përkrahjen e tyre. "Ne nuk kishim ku të urinonim derisa po rriteshim" ka thënë ai, "por gjithë ditën kemi qenë me prapanicat tona, edhe sot e kësaj dite e bëjmë këtë". Ai kishte edhe një urim të veçantë për djalin e tij. "Djalosh, të dua më shumë se asgjë tjetër në botë". Më pas ai kishte ofruar disa rregulla esenciale për jetën, e ato ishin: 1. "Merrni frymë". 2. "Ju e keni një shpirt. Kujdes me të". 3. "Mos jini qyqar... forca dhe inteligjenca mund të jenë armë. Kjo ju bën objektiv". 4. "Kur t'i jepni një ilaç qenit, ilaçin vendoseni në hamburger, kështu që ai mos ta di se çfarë po konsumon". 5. "Nuk ka lidhje çfarë është - fitoje me nder". 6. "Zoti ekziston. Zoti ju do. Zoti e do më të mirën për ju. Besojeni, unë e besoj". 7. "Mësoni të luteni. Është e lehtë dhe është kaq e mirë për shpirtin tuaj". 8. "Askush nuk është i përsosur - asnjëri prej nesh".

(Kosova Sot)