Të famshmit që kanë refuzuar role të mëdha

  • 22 June 2018 - 21:05
Të famshmit që kanë refuzuar role të mëdha

Gwyneth Paltrow kishte refuzuar rolin e Rose DeWitt Bukater në 'Titanic'

Aktorja Winona Ryder kishte refuzuar mundësinë që të aktronte të bijën e Al Pacino-s në filmin "The Godfather: Part III", duke thënë se ishte sëmurë, pasi kishte xhiruar tre filma të njëpasnjëshëm. Hollivudi është i mbushur dekada që vlejnë me tregime për aktorët që kanë refuzuar role të mëdha dhe që eventualisht u kanë shkuar aktorëve të mëdhenj, sikur kur Julia Roberts kishte thënë jo për "The Blind Side". Sjellim disa raste shokuese në të cilat aktorët me profil të lartë kanë thënë 'jo' pjesëve me profil të lartë, gjatë kohës kur po tentonin ta arrinin majën nëpër shkallët e Hollivudit.

LEONARDO DICAPRIO - "BOOGIE NIGHTS"

Në mesin e viteve '90, Leonardo DiCaprio ishte detyruar të zgjidhte midis dy roleve të mëdha për meshkuj të dekadës: si Jack Dawson në "Titanic" dhe si Dirk Diggler në "Boogie Nights". DiCaprio, natyrisht, kishte zgjedhur filmin e regjisorit James Cameron, që e kishte shndërruar atë në aktorin më të kërkuar më pas. Edhe sot e kësaj dite, DiCaprio është pishman se nuk ka shkuar me dramën e Paul Thomas Anderson. "Me gjasë, filmi i vetëm që më është ofruar dhe e kam refuzuar, dhe që nuk kisha dashur ta refuzoja është "Boogie Nights", ka thënë DiCaprio më 2010. "Për të parën herë kur kam takuar Paul Anderson për të diskutuar rolin, nuk kisha parë punën e tij më parë. Tash e kam parë dhe më ka pëlqyer".

GWYNETH PALTROW - "TITANIC"

Aktorja që ka fituar çmimin Oskar, Gwyneth Paltrow, raportohet se e ka refuzuar rolin e Rose DeWitt Bukater, në filmin e madh të regjisorit James Cameron, ,me titull "Titanic". (më pas roli i ishte kaluar Kate Winslet). Paltrow në lidhje me këtë kishte folur gjatë një interviste më 2015 me Howard Stern, duke thënë, "E di se ky është tregimi që e kam refuzuar. Mendoj se isha në zënkë për të - isha një nga dy të fundit". HUGH JACKMAN - "CASINO ROYALE" Në vitin 2011, Hugh Jackman kishte thënë për "TotalFilm" se ai kishte mundësinë për të luajtur si James Bond në filmin "Casino Royale". Arsyeja: nuk kisha kohë. "Më duhet të xhiroja për "X-Men 2' dhe "Wolverin" ishte diçka në jetën time" kishte thënë asokohe. "Nuk kam dashur t'i përfshij dy personazhe ikonë përnjëherë", Jackman kishte thënë më pas në një intervistë për revistën "Fabric".

CHRIS PRATT - "GUARDIANS OF THE GALAXY

" Po, e lexuat mirë. Megjithëse Chris Pratt eventualisht ishte pjesë si "StarLord" në vazhdimin e kompanisë "Marvel" me "Guardians of the Galaxy"- e dini, filmin që e kishte bërë një yll brenda natës - aktori kishte refuzuar mundësinë për audicion. "Unë nuk kam dashur të shkoj dhe ta poshtëroj veten time sikurse që kam bërë për "G.I. Joe", disa vite më parë", ka thënë ai për revistën "Esquire", më 2014. "Kam shkuar atje dhe në gjysmë të rrugës në sytë e regjisorit kam parë lustrimin". Që të gjithë, përfshirë edhe atë, janë të lumtur që kishte ndryshuar mendje.

RACHEL MCADAMS - "THE DEVIL WEARS PRADA'

Pasi kishte marrë pjesë në dy filma hit, në vitin 2004 ("Mean Girls' dhe "The Notebook"), Rachel McAdams u desh të zgjidhte kur bëhej fjalë për skriptin e profilit të lartë hollivudian. Midis shumë projekteve që u kishte thënë jo: "Mission: Impossible 3", "Casino Royale' dhe atij "The Devil Wears Prada", që do ta luante rolin e Anne Hathaway që atë e bëri yll. Përse ajo zgjedh kaq shumë? "Unë nuk bëj filma vetëm sa për të bërë filma", ka thënë ajo për revistën "Elle", në 2007. "Më duhet të kem pasion për këtë".

WINONA RYDER - "THE GODFATHER: PART III"

Aktorja Winona Ryder kishte refuzuar mundësinë që të aktronte të bijën e Al Pacino-s në filmin "The Godfather: Part III", duke thënë se ishte sëmurë, pasi kishte xhiruar tre filma një pas një. Natyrisht, kjo nuk kishte ndaluar revistat e mëdha që t'i japin teoritë e tyre. Më 1990, edhe "The Los Angeles Times" u bashkua me cirkun mediatik, duke shkruar titullin "A do të jetë pishman [Ryder] se ka refuzuar 'Godfather III'". Zëvendësuesja Sofia Coppola kishte thënë se jemi shumë të bindur se ajo nuk ka pse t'i bjerë pishman.

 

(Kosova Sot)