"Njeriu me pelerinë", vepra më e re e Ibrahim Kadriut

  • 25 June 2018 - 15:21
 Në panairin e sivjetmë të Prishtinës, në fillim të qershorit, doli edhe një roman i ri i, Ibrahim Kadriut. Në këtë roman, botim i "Rozafës", autori ka shtrirë ngjarje nga vitet e hershme të sistemit të kaluar komunist, kur prania e shqiptarëve në tokat e tyre urrehej nga nomiklatura shtetërore, pjesën më të madhe të së cilës e përbenin serbët ose përulësit e tyre. Me titullin "Njeriu me pelerinë" autori që në fillim këtë roman e bën të mistershëm; hulumton përmes tipizimit të karaktereve njerëzore të humbur për ushqim të interesave personale. 

(Kosova Sot)