'Jurassic World: Fallen Kingdom', me një fundjavë debutuese prej 144 milionë dollarësh

  • 25 June 2018 - 15:56
'Jurassic World: Fallen Kingdom', me një fundjavë debutuese prej 144 milionë dollarësh
F ilmi "Jurassic World: Fallen Kingdom" është në rrugë të mirë që ta sigurojë një fitim prej 144 milionë dollarësh nga 4,475 lokacione në Amerikën veriore, në fundjavën e tij të parë. Ky film i aventurës filloi me një fitim prej 54 milionë dollarësh të premten, duke përfshirë edhe shfaqjet e së enjtes mbrëma, prej 15.3 milionë dollarësh. "Jurassic World" ishte një sukses i madh në 'box office' "Fallen Kingdom", i cili pati një buxhet të produksionit prej 170 milionë dollarësh, filloi që të jepej jashtë SHBA-së dy javë më parë, prandaj deri më tani, nga 51 tregje ndërkombëtare, ka siguruar një fitim prej 466 milionë dollarësh, duke përfshirë edhe 170 milionë dollarë nga Kina.

Filmi i pestë i franshizës "Jurassic" vjen me një ngjarje e cila ndodhë katër vjet pas asaj të "Jurassic World" dhe sjell aktorët Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard duke tentuar që të shpëtojnë atë që ka mbetur nga parku në ishullin Nublar, para se të shpërthejë një vullkan. Në këtë film luajnë edhe aktorët Jeff Goldblum dhe B.D. Wong, derisa regjinë e bën J.A. Bayona, duke u bazuar në skenarin e shkruar nga Colin Trevorrow dhe Derek Connolly. Trevorrow, bashkë me Steven Spielberg, janë dhe producentë ekzekutivë të këtij filmi. Kritikat për filmin "Fallen Kingdom" kanë qenë të përziera. Ky film aktualisht ka një rezultat prej 50% në "Rotten Tomatoes". "Jurassic World" ishte një sukses i madh në 'box office' 

(Kosova Sot)