Mbahet akademi përkujtimore, për nderë të gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi!

  • 14 July 2018 - 09:08
Mbahet akademi përkujtimore, për nderë të gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi!

 Për nderë të publicistit dhe redaktorit  të njohur shqiptar Qani Mehmedi, më 18 korrik, në orën 19:00 do të organizohet akademi përkujtimore me moton “Një vit pa Qaniun”.

Ceremonia do të mbahet në teatrin “Faruk Begolli”, në rrugën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë.

Këshilli organizativ fton të gjithë dashamirësit e punës së tij, që të jenë të pranishëm në këtë akademi.

Qani Mehmedi mbetet në mendjen e të gjithëve si  kontribues i madh i gazetarisë, për radio e gazeta dhe për pasqyrimin e realitetit historik në vendin tonë, veçanërisht viteve të fundit.

Puna e tij u shpërblye me një numër të madh çmimesh të rëndësishme.

(Kosova Sot)

 

Image