MENYJA E PARAARDHËSVE TANË

  • 14 July 2018 - 17:00
MENYJA E PARAARDHËSVE TANË
Yndyrë dhie, mish dreri të egër, gjurmë gruri të lashtë dhe gjethe fieri. Nuk është një meny e denjë për ndonjë restorant luksoz, por për paraardhësit tanë ishte një vakt i ushqyeshëm. Shkencëtarët kanë zbuluar se darka e fundit e Oetzit, njeriut të akullit, ishte e mirë-balancuar, por e ekzagjeruar në yndyra. Oetzi ka jetuar 5.300 vite më parë dhe vdiq në një akullnajë. Trupi i tij u ruajt nga akulli për disa mijëvjeçarë, deri sa u zbulua në vitin 1991.Shkencëtarët kanë qenë në gjendje të zbulojnë shumë aspekte të jetës së tij, përfshirë edhe çfarë hëngri ai para se të vdiste. Ata thonë se ai e kishte mbushur stomakun me yndyrë dhish të egra, mish të një dreri të kuq, një dridh të lashtë të njohur si "einkornd" dhe fier toksik, ku dhjami i nevojitej për aktivitete fizike, sikur psh për gjueti. 

(Kosova Sot)