Ekspozohet modeli i BKK-së

  • 16 July 2018 - 15:03
Ekspozohet modeli i BKK-së
Është hapur në MoMA në Nju- Jork, ekspozita që sjellë arkitekturën jugosllave të shpalosur në periudha të ndryshme. Pjesë e ekspozitës është edhe maketa e Bibliotekës Universitare të Kosovës. Ekspozita retrospektive mes tjerash ka sjellë edhe kiosqet e njohura të kohës së Jugosllavisë, pjesë edhe në Kosovë, K67. MoMA - Muzeu i Artit Bashkëkohor në Amerikë ka hapur nga 15 korriku e deri 13 janar të vitit tjetër këtë ekspozitë. Me mijëra kiosqe të tilla u shpërndanë nëpër tërë Jugosllavinë si një formë e re e arkitekturës së asaj kohe, edhe pse nuk konsiderohet si një monument në vetvete. 

(Kosova Sot)