Thatësi kulturore në kryeqytet, pak oferta nga Komuna e Prishtinës

  • 18 July 2018 - 08:02
Thatësi kulturore në kryeqytet, pak oferta nga Komuna e Prishtinës
Tahiraj: Pushtetarët janë zhytur në llumin e kënetës

Thatësia kulturore ka nisur të mbretërojë në kryeqytet që nga fillimi i këtij muaji. Edhe këtë verë, sikurse shumë të tjera më parë, në kryeqytet do të ketë pak aktivitete kulturore, shumica të pavërejtura dhe pa ndonjë ndikim në publik. Përjashto këtu edicionin e sivjetmë të festivalit të filmit, "Prifest", i cili nisi dje në mbrëmje dhe që për më se një javë do të sjellë filmat më të rinj vendorë dhe të huaj dhe koncerti i paralajmëruar i Dua Lipës, edhe këtë verë qytetarët prishtinas nuk do të kenë ndonjë ofertë kulturore. Një situatë e tillë po shihet me mjaft skepticizëm nga krijuesit dhe njohësit e zhvillimeve kulturore në vend, sipas të cilëve Komuna e Prishtinës ka dështuar të japë një model qeverisës kulturor, pavarësisht pretendimeve të saj, ndonëse nuk është krejt pa investime dhe pa organizime, është larg pritshmërive për një kryeqytet më dinamik kulturor.

Pak gjallëri
Studiuesi dhe njohësi i zhvillimeve kulturore në vend, Avni Rudaku, ka thënë, në një prononcim për "Kosova Sot", se edhe pse po pritet në kryeqytet të ketë një festival të organizuar nga babai i popkëngëtares Dua Lipa, të cilën tashmë lirisht quajeni edhe yll global, nuk ka shumë aktivitete të tilla! Rudaku ka thënë se Drejtoria komunale bashkë me institucionet kulturore vartëse të MKRSsë, duke qenë me veprimtari në Prishtinë, është dashur t'i japin më shumë gjallëri Prishtinës. "Në një anë punëtorët e studentët e vendeve të tjera e braktisin në verë Prishtinën dhe, në anën tjetër, dinamika e varfër kulturore e bën Prishtinën të braktisur me njerëz e me aktivitete kulturore, megjithëse e plotësojnë boshllëkun edhe mërgimtarët", ka pohuar ai, duke përmendur edhe koncertin e mbajtur ditë më parë, që ishte sponsorizuar nga një bankë komerciale dhe ishte e papranueshme të ketë përtej ligjit sa parashikon hedhje të fishekzjarrëve brenda vendbanimit, plus duke e ditur ndotjen e Prishtinës para pak muajsh."Komuna e Prishtinës ka dështuar të japë një model qeverisës kulturor, pavarësisht pretendimeve të saj. Ndonëse nuk është krejt pa investime dhe pa organizime, është larg pritshmërive për një kryeqytet më dinamik kulturor", ka thënë ai, në një prononcim për "Kosova Sot". 


"Pushtetarët komunalë nuk duan angazhime më tepër, aq u mjafton ta argëtojnë rininë apo vetë dashamirët e artit skenik. Kjo nuk është vetëm pas lufte, pothuajse njëjtë ka qenë edhe para lufte me komunat. Askujt as që i shkon mendja për kulturën tonë aq të pasur dhe me aktorë tepër kreativë", ka thënë krijuesi Ismet Tahiraj për "Kosova Sot" 

Krijuesi Ilir Muharremi, profesor në UP, ka pohuar për "Kosova Sot" se institucionet duhet të bëjë më shumë për të ngjallur jetën kulturore në kryeqytet."Jeta kulturore në kryeqytet duhet të ngjallet, ka mundësi të bëhet më shumë. Institucionet duhet të jenë më të vëmendshme për të mos lejuar situata që lejojnë që qytetarët tanë të shijojnë të gjitha kulturat, por jo tonën", ka thënë Muharremi


Askujt nuk i shkon mendja për kulturën Kurse Ismet Tahiraj, krijues dhe njohës i zhvillimeve kulturore, ka thënë për "Kosova Sot" se kur është fjala për kulturë dhe organizmin kulturor në kryeqytet, situata është si mos më keq, pasi, siç ka thënë ai, pushtetarët janë zhytur në llumin e kënetës dhe kjo, sipas tij, po ndikon që qytetarët t'u drejtohen grupeve të cirkuseve ose skeçeve naive humoristike në kryeqytet. Situatë më e keqe qëndron edhe në komunat e tjera ku jo vetëm gjatë verës, por, siç ka thënë ai, gjatë gjithë vitit nuk ka ndonjë organizim për t'u përmendur, organizojnë ndonjë garë vrapimi sa për sy e faqe, ndonjë koncert për diasporën nga këngëtarët e vet me një 45 minutësh të shumtën. "Pse? Sepse nuk duan angazhime më tepër, aq u mjafton ta argëtojnë rininë apo vetë dashamirët e artit skenik. Kjo nuk është vetëm pas lufte, pothuajse njëjtë ka qenë edhe para lufte me komunat. Askujt as që i shkon mendja për kulturën tonë aq të pasur dhe me aktorë tepër kreativë", ka thënë Tahiraj për "Kosova Sot". Ndërsa kritiku dhe krijuesi Ilir Muharremi, profesor në UP, ka pohuar për "Kosova Sot" se institucionet duhet të bëjë më shumë për të ngjallur jetën kulturore në kryeqytet."Jeta kulturore në kryeqytet duhet të ngjallet, ka mundësi të bëhet më shumë, institucionet duhet të jenë më të vëmendshme për të mos lejuar situata që të lejojnë që qytetarët tanë të shijojnë të gjitha kulturat, por jo tonën", ka thënë Muharremi. 

(Kosova Sot)