Patriot, gazetar e publicist i vyeshëm

  • 19 July 2018 - 10:28
Patriot, gazetar e publicist i vyeshëm
"Qaniu ishte një zhurmaxhi i këndshëm, një njeri që s' rrinte i qetë, që niste kërkesën dhe cakun e tij me insistim të jashtëzakonshëm", ka pohuar ish-presidenti, Fatmir Sejdiu

Ë shtë kujtuar të mërkurën në mbrëmje, në njëvjetorin e ikjes së tij nga kjo botë, gazetari dhe publicist Qani Mehmedi. Të mbledhur në Teatrin "Istref Begolli" të AAB-së, familjarë, miq dhe bashkëkohës të Qaniut, evokuan kujtime nga jeta, veprimtaria dhe kontributi i gazetarit dhe publicistit, i cili, siç u tha gjatë kësaj akademie përkujtimore, ishte pjesë dhe kontribuuesi i zhvillimeve që karakterizuan shqiptarët në Ballkan, duke dhënë edhe ai kontributin e tij. Një film dokumentar në fillim të akademisë pasqyroi një biografi të shkurtër të Qaniut, ndërsa nuk mungoi edhe një këngë kushtuar atij që u kënduar nga vajza e Qaniut, sopranja Besiana Mehmedi.

Kontribut të madh edhe në Maqedoni
Duke kujtuar Qaniun dhe kontributin e tij, ish- presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, në fjalën e tij, ndër të tjerash ka thënë se Qaniu ishte, mbeti një penë dhe një zë jashtëzakonisht i guximshëm i artikuluar me qëllime të qarta. "Qaniu ishte një zhurmaxhi i këndshëm, një njeri që s' rrinte i qetë, që niste kërkesën dhe cakun e tij me insistim të jashtëzakonshëm", ka pohuar Sejdiu. Ndërsa ka veçuara edhe kontributin e tij gazetaresk dhe publicistik për shqiptarët e Maqedonisë në kohë kur u nevojit kontributi i tij. Fjalë rasti ka mbajtur edhe Hidajet Hyseni, bashkëpunëtor dhe bashkëkohës i Qaniut. Ai ndër të tjerash ka thënë se me Qaniun e lidhin çështjet atdhetare dhe sfidat që po përballej populli.

Atdhetar e vizionar
Ndërsa Ministri i Arsimit të Maqedonisë Arbër Ademi, ka potencuar ndër të tjerash se gjendet në Prishtinë edhe me porosi të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, që të ndajë me familjarët dhe miqtë e Mehmedit, respektin dhe admirimin e veçantë për figurën, siç ka thënë ai, të atdhetarit dhe vizionarin Mehmedi. Kanë folur edhe personalitete dhe miq të ngushtë të Mehemdit, të cilët, përveç sollën kujtimet e tyre, potencuan edhe karakterin dhe kontributi intelektual dhe patriotik që gazetari dhe publicist Mehmedi dha gjatë dekadave të punës së tij. Qani Mehmedi lindi më 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë. Ndërsa studimet për gazetari dhe diplomaci i kreu në Universitetin e Prishtinës. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat "Bota e re " dhe "Zëri i Rinisë", pastaj edhe në Radio Televizionin e Prishtinës, në Radio Zagreb dhe në RTSH Shqiptar, për t'u rikthyer në Radio Televizionin e Kosovës, si redaktor, dhe më pas edhe kryeredaktor në të përditshmen "Lajm". U shpërblye me Çmimit për gazetari "Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka" Çmimit ndërkombëtar "Ballkani - zemra e Evropës e shumë çmime të tjera. Mehemdi ka ndërruar jetë më 18 korrik të 2017.  

(Kosova Sot)