Isa Qosja fillon xhirimet e filmit të ri

  • 19 July 2018 - 15:59
Isa Qosja fillon xhirimet e filmit të ri

Regjisori i mirënjohur i Kosovës, Isa Qosja kthehet në vendlindjen e tij për një arsye të veçantë. Një nga regjisorët më të shquar të Kosovës, Isa Qosja, po përgatit filmin e tij të ardhshëm me titullin "The Stroke", i cili për herë të parë do të trajtojë vendin e lindjes së tij, Malin e Zi. Filmi i fundit i Qosjes, "Tri Dritare dhe një Varje" (2014), kishte një qarkullim të gjerë në festivale ndërkombëtare ku gjithashtu është shpërblyer me çmime të shumta.

Ai është mbrapa disa prej klasikëve të kinematografisë të Kosovës, si: "Proka" (1985), "Rojet e Mjegullës" (1988) dhe "Kukumi" (2005).

(Kosova Sot)