Rrëfimi me plot skena interesante për pjesëtarë të grupit ABBA

  • 19 July 2018 - 16:05
Rrëfimi me plot skena interesante për pjesëtarë të grupit ABBA

KRITIKË FILMIT 'MAMMA MIA! HERE WE GO AGAIN'

Këngët si "Dancing Queen", "Super Trouper" dhe "Mamma Mia", që të gjitha i përshtaten kësaj fature

Faza e parë e filmit përbëhet nga një tregim në lidhje me një vajzë të re, të bijën e një prindi të vetëm, që do të martohet në një ishull grek dhe duke ftuar tre burra, që njëri prej tyre mund të jetë apo mos të jetë i ati i saj për martesë S kenaristi dhe regjisori Ol Parker dhe producentët me krejt grupin kanë sjellë prurje të reja, përfshirë këtu edhe Cher - për edhe një raund tjetër në këtë vazhdim të hitit të dikurshëm nga viti 2008, me titullin 'Mamma Mia'. I sjellë nga një film për të cilin askush nuk e kishte parashikuar se do të ishte i suksesshëm, siç kishte qenë, që ishte adoptuar nga një mjuzikël që vetvetiu ishte një hit befasues, vjen një vazhdim që ka bërë më shumë të holla, e bëhet fjalë për filmin "Mamma Mia! Here We Go Again", që vjen si pasardhës nga filmi i vitit 2008, një mjuzikël me titullin origjinal 'Mamma Mia'! (që në mbarë botën kishte fituar hiq më pak se 600 milionë dollarë amerikanë). Ky film është i bekuar me shaka të mira dhe i njohur për adhuruesit e zjarrtë. Por ndoshta askush nuk do t'i kushtonte vëmendje sikur ky mos të ishte kaq i mirë dhe me sukses.

Dy suedezët

Në të vërtetë, dështimi më i madh është nga këngët, motori që nxit nga pas, që është i bërë nga anët 'B', apo së paku nga këngët pak të njohura të kënduar nga dy suedezët, nga katalogu i Benny Andersson dhe Bjorn Ulvaeus, dy këngëtarët suedezë që e kishin përbërë gjysmën e kuartetit të grupit të muzikës pop të viteve të shtatëdhjeta "ABBA". Faza e parë e filmit, përbërë nga një tregim në lidhje me një vajzë të re, të bijën e një prindit të vetëm, që do të martohet në një ishull grek dhe duke ftuar tre burra që njëri prej tyre mund të jenë apo mos të jetë i ati i saj për martesë. Këngët si "Dancing Queen", "Super Trouper" dhe "Mamma Mia", që të gjitha i përshtaten kësaj fature. Ka një arsye përse këngët si "When i Kissed the Teacher", "Kisses of Fire" dhe "My Love, My Life" nuk janë bërë hite në të njëjtën shkallë sikurse këto tjerat. Producentët dhe filmbërësit prapa filmit "Here We Go Agai" vijnë në veçanti me një sfidë për të përmbushur mandatin e të gjitha vazhdimeve: Ofrojnë të njëjtën, por e bëjnë diçka më ndryshe. Imagjinoni Rodgers dhe Hammerstein duke vendosur që të bëjnë një vazhdim për "South Pacific" dhe vetëm duke e ricikluar "I'm Gonna Wash That Man Right Out of My Hair","Some Enchanted Evening" dhe "There Is Nothing Like a Dame", hej që të gjithë i duan këta.

Gjërat zëvendësohen me kalimin e kohës

Me një paralajmërim të madh që po vjen rrugës, është e mundshme ta dimë se ka shumë elemente në këtë vepër që me të madhe ka përmirësuar origjinalin. Për fillim skripti i krijuar nga Ol Parker ("The Best Exotic Marigold Hotel"), që edhe e ka bërë regjinë këtu, me prejardhje nga tregimi nga Parker, Richard Curtis ("Four Weddings and a Funeral, Notting Hill") dhe Catherine Johnson (që ka shkruar librin për origjinalin "Mamma Mia"!) - është më i mirë se pasardhësi. Me "Here We Go Again", gjërat zëvendësohen me kalimin e kohës. Në kohën e tashme, Sophie dhe njerku i saj Sam (Pierce Brosnan) duan të pushojnë te "Hotel Bella Donna", një rizhvillim i hotelit të famshëm të Donna-s në ishullin grek. Në ndërkohë, falë magjisë së efekteve vizuale, në mënyrë blic zbulohet se çfarë ka ndodhur në të kaluarën kur porsa e diplomuara Donna (aktruar kësaj radhe nga Lily James) së pari arrin në ishull dhe ka një aferë dashurie me Sam (aktruar si djalë i ri nga Jeremy Irvine), Bill (Josh Dylan, dhe i ktheyri Stellan Skarsgard në të tashmen) dhe Harry. 

(Kosova Sot)