Agjenti i pensionuar i CIA-s, në aksion për ndjekjen e vrasësve

  • 20 July 2018 - 08:47
Agjenti i pensionuar i CIA-s, në aksion për ndjekjen e vrasësve

Ky personazh gradualisht shndërrohet në një njeri me gjene familjare

Fakti se një nga viktimat përfshin Susan-in, e fut McCall-in në aksion, e për më shumë, bëhet e qartë se edhe ai është në atë listë. Menjëherë, McCall është i përkushtuar në ndjekjen e vrasësit, e që del të jetë partneri i tij i vjetër, Dave (Pedro Pascal)

Aktori i mirënjohur i filmave aksion Denzel Washington, reprizon rolin e tij si një operator në pension i cili kthehet përsëri në aksion. Ajo që filmin origjinal "Equalizer" e bën të veçantë në trilerin aksion hakmarrës është qetësia dhe qëndrimi i aktorit Denzel Washington në personazhin si Robert McCall, një agjent të pensionuar të CIA-s, i cili bën një jetë modeste dhe të thjeshtë midis njerëzve të tjerë që e rrethojnë, duke lexuar libra që ia vlejnë për t'i lexuar dhe duke u futur në aksion vetëm atëherë kur ndodhin gabime serioze ndaj njerëzve të cilët nuk janë në gjendje t'i dalin zot vetës së tyre. Cilësia e shpëtuesit, bashkë me humorin që e shoqëron, e sjell Washingtonin nga vazhdimi i pjesës së parë të filmit, por se ky personazh gradualisht shndërrohet në një njeri me gjene familjare që e bëjnë McCall-in të duket më pak i veçantë se kur ishte shfaqur për herë të parë në vitin 2014.

Njeriu me një stil unik të jetës

Pjesa e parë kishte fituar 192 milionë dollarë në mbarë botën. Herën e parë McCall vjen me një profil prej një samurai të vetmuar, si një njeri i veçantë veçuar nga shoqëria dhe shprehitë e rregullta, një njeri me një stil unik të jetës me një përkushtim të fortë për t'ju ndihmuar njerëzve në nevojë. Nuk ka ndonjë religjion, por se qetësia prej një murgut është e pagabueshme, duke e bërë edhe më interesant kur futet në aksion. Se ky veteran është ende në majën e formës vjen me një hapje si filmat e Bond-it, në të cilën McCall, me mjekër dhe i veshur si një vendas gjendet në bordin e një trenit të shpejtë në Turqi dhe duket duke lexuar qetë veprën e Ta-Nehisi Coates, me titull 'Between the World and Me'. Në shtëpinë e tij në Boston, McCall është bartur në diçka më komode dhe më pak spartane, siç ishte në filmin e parë. Tani ai punon si vozitës, duke dashur t'ju ndihmojë njerëzve, një prej tyre ishte një i mbijetuar i Holokaustit (Orson Bean) dhe një fëmijës vendas, Miles (Ashton Sanders),i cili duket se është përzier me turmën e gabuar të njerëzve. Ai po ashtu mbetet në kontakt me manovruesen e CIA-s, Susan Plummer (Melissa Leo), që e kishte njohur gruan e tij të ndjerë. Sipas filmit "Equalizer 2", vendi në të cilin nuk duhet të jeni është Brukseli, ku po përsëriten shumë vrasje të njerëzve nëpër shtëpitë e tyre nga një elitë komande e ashpër origjina e të cilëve nuk dihet.

McCall mbetet një personazh intrigues

Fakti se një nga viktimat përfshin Susan-in, e fut McCall-in në aksion, e për më shumë, bëhet e qartë se edhe ai është atë listë. Menjëherë, McCall është i përkushtuar në ndjekjen e vrasësit, e që del të jetë partneri i tij i vjetër Dave (Pedro Pascal). Nga këtu e tutje, lehtë mund të shikohet sikurse një "Dirty Harry", "Rambo" apo John McClane. Skenaristi Richard Wenk dhe regjisori Antoine Fuqua me gjasë kanë menduar shumë për të dalë me diçka si kjo. Filmi "The Equalizer 2" nuk është pa kënaqësitë e veta. Me gjithçka që bën, dhe me shkathtësitë që mundet të bëjë, McCall mbetet një personazh integrues dhe i mirëpritur, me një figurë të jashtëzakonshme të qetë të Washington-it. 

(Kosova Sot)