BRITISH COUNCIL SJELL PLAYUK NË PRISHTINË

  • 21 July 2018 - 11:14
BRITISH COUNCIL SJELL PLAYUK NË PRISHTINË
Parmbrëmë është bërë hapja e festivalit të filmit britanik, me emrin PlayUK Arcadia. Të gjithë adhuruesit e filmit britanik do të kenë mundësinë të shohin shtatë shfaqje premierë të kinematografisë britanike në kuadër të PriFest-it në Prishtinë. Hapja e festivalit u mbajt të mërkurën, me 18 korrik, në orën 18.00, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Në hapjen e festivalit publikut iu adresua Ambasadori Britanik Ruairi O'Connell, ndërsa programi filmik i PlayUK filloi me filmin '' Ndeja'' (The Party) nga regjisorja Sally Potter. Filmat e përzgjedhur për këtë qëllim kanë lënë shenjë në festivale ndërkombëtare dhe mes publikut global. Këta filma përshfaqin prirjet më të fundit në kinematografinë britanike dhe Këshilli Britanik është krenar që do t'ua paraqesë të apasionuarve të kinematografisë në Prishtinë. 

(Kosova Sot)