DJALI KISHTE "LUFTUAR" ME DROGË E ALKOOL, ROD STEWART IA KUSHTON ALBUMIN

  • 21 July 2018 - 11:16
DJALI KISHTE
Këngëtari britanik i muzikës rrok dhe pop, Rod Stewart ka deklaruar se në fund të ,muajit shtator do të publikojë albumin e ri me titull "Blood Red Roses", i cili konsiderohet si një album shumë personal. Stewart (73 vjeç) këtë të diel ka publikuar këngën "Didn't I", në të cilën përshkruhet lidhja e tij me të birin Shon (37 vjeç) i cili ka pasur probleme me drogën dhe me alkoolin. Në këngë, këngëtari përmend si pandërprerë kishte tentuar ta largonte të birin nga një shprehi e tillë derisa edhe vetë e pranon se kur ishte i ri kishte përdorur kokainë. "Gjithmonë e kam thënë se albumet i incizoj për miqtë, por kësaj radhe albumi i ri vërtet mban vulën e personales ", ka thënë këngëtari, i cili albumin e parë e kishte publikuar para pesëdhjetë viteve. Stewart ishte anëtar i dy grupeve muzikore, "Jeff Beck" dhe "Faces", më pas nga viti 1975 ka krijuar karrierën e suksesshme solo me hitet si " Maggie May", " You Wear It Well", "Do You Think I'm Sexy" dhe " Forever Young".  

(Kosova Sot)