Dua Lipa: Urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë së Kosovës

  • 10 August 2018 - 12:39
Dua Lipa: Urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë së Kosovës
Dua Lipa, e cila bëri ndarjen e këtyre fondeve dje, ka postuar fotografi nga konferenca e parmbrëmshme për media, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që kanë përkrahur Fondacionin dhe festivalin "Sunny Hill"

F ondacioni 'Sunny Hill' parmbrëmë ka ndarë 100 mijë euro për organizata dhe festivale të ndryshme në Kosovë dhe të gjithë ata që kanë përkrahur fondacionin dhe festivalin "Sunny Hill". Shtatë organizata që punojnë me persona me aftësi të veçanta - përfshirë këtu 'Down Syndrome Kosova', 'Hendikos', 'Atomi' dhe Shoqata e Autizmit, janë në mesin e organizatave që kanë përfituar nga Fondacioni 'Sunny Hill', i formuar pas koncertit të para dy vitesh të këngëtares Dua Lipa. Dua Lipa, e cila bëri ndarjen e këtyre fondeve dje, ka postuar fotografi nga konferenca e parmbrëmshme me media, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që kanë përkrahur Fondacionin dhe festivalin "Sunny Hill". "Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e 'Sunny Hill Foundation' dhe 'Sunny Hill Festival'. 'Sunny Hill Foundation' ka shpërndarë 100,000 euro për bamirësi, evenimente kulturore dhe shkolla të Muzikës në Kosovë. Ju falënderojmë përzemërsisht për ndihmën tuaj dhe urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë së Kosovës", ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj në 'Instagram'. I dashuri i Dua Lipës provokohet nga serbja, ai i kundërpërgjigjet duke ia bërë të ditur sovranitetin e Kosovës Dua nuk erdhi vetëm, pasi në këtë udhëtim atë po e shoqëron edhe i dashuri i saj anglez, Isaac Carew. Ky i fundit, me të ardhur këtu, ka publikuar në rrjetin social 'Instagram' disa fotografi, duke treguar për çastet e mira që po kalon në Prishtinë. Mirëpo, një nga komentueset në 'Instagram', me etni serbe, ka tentuar ta provokojë dhëndrin kosovar, duke i shkruar në koment "Mirë se erdhe në Serbi". I njëjti ka replikuar me një kundërpërgjigje epike në këtë koment, duke i shkruar asaj se mesa duket nuk e njeh edhe aq mirë gjeografinë. "Gjeografia s'është pika jote më e fortë, apo jo", ka shkruar ai, teksa ka rrëmbyer mijëra pëlqime nga ndjekësit e tij të shumtë.

(Kosova Sot)