Zbulohet emri i James Bondit të ri

  • 14 August 2018 - 15:07
Zbulohet emri i James Bondit të ri
007 i ardhshëm mund të jetë Idris Elba. Është vetë aktori që ka postuar në "Twitter" një mesazh të koduar, që gjithsesi, lë të mendosh se ai mund të jetë James Bondi i ri. Ditë pas raporteve se një prodhues i serisë i ka propozuar atij të bëhet 007 i ri, Irdis Elba shkruan në "Twitter": Emri im është Elba, Idris Elba… Fansat e konsiderojnë këtë si një sinjal se ai mund të jetë James Bondi i ri pasi Daniel Craig të largohet, vitin e ardhshëm. Ka pasur në fakt zëra që e lidhnin Idris Elbën me rolin e Bondit që në 2014, zëra këto që ai as nuk i ka konfirmuar dhe as nuk i ka mohuar. Aktori 45-vjeçar është bërë i njohur për rolet e tij në "Star Trek, Luther dhe Thë Wire dhe në të shkuarën ai ka thënë se është shumë i moshuar për të marrë rolin e të famshmit 007. Por, ai asnjëherë nuk i ka shpëtuar spekulimeve dhe ka thënë se i duket sikur një thesar kombëtar është i lidhur me Bondin. Më herët këtë javë, kishte raporte se bosja e filmave Bond, Barbara Broccoli, ka thënë se ka ardhur koha që një aktor me ngjyrë të veshë kostumin e 007. 

(Kosova Sot)