44,5 milionë dollarë në fundjavën e parë

  • 14 August 2018 - 15:11
44,5 milionë dollarë në fundjavën e parë
Një shfaqje përtej pritshmërisë për "Shark", filmi horror fantastiko-shkencor i Jon Turteltaub me Jason Statham (titulli origjinal The Meg) mblodhi në fundjavën e parë në kinematë amerikane 44,5 milionë dollarë, duke zhvendosur nga kryesimi "Mission Impossible" me Tom Cruise (20 milionë dollarë gjatë fundjavës, 162 në total). Në vendin e tretë "Ritorno al bosco dei 100 acri" me Ewan McGregor. Filmi i Marc Forster mblodhi 12,4 milionë dollarë gjatë fundjavës (50 milionë në total). E ndjekin dy filma të rinj "Slender Man", horror i Sylvain White që do të mbërrijë në Itali në shtator (11,3 milionë dollarë) dhe BlacKkKlansman (10,8 milionë dollarë) filmi i ri i Spike Lee mbi Ku Klux Klan, i dalë rastësisht me përvjetorin e parë të ngjarjeve të Charlottesville.

(Kosova Sot)