Aretha Franklin: 8 fakte mahnitëse rreth Mbretëreshës së muzikës "soul"

  • 15 August 2018 - 16:21
Aretha Franklin: 8 fakte mahnitëse rreth Mbretëreshës së muzikës

NJËRA NDËR ARTISTET MË TË SUKSESSHME DHE IKONIKE TË TË GJITHA KOHËVE 

Aretha është njëra ndër artistet me shitjen më të madhe të albumeve të të gjitha kohëve, duke shitur më shumë se 75 milionë kopje në tërë botën. Ajo ka lëshuar 42 albume 'studio' dhe hiti i saj më i madh në Britani ishte dueti me George Michael-in, 'I Knew You Were Waiting (For Me)' në vitin 1987, i cili zuri vendin e parë Ë shtë njëra ndër artistet më të suksesshme dhe ikonike të të gjitha kohëve dhe me të drejtë mban titullin "Mbretëreshë e muzikës 'soul'". Ja disa prej fakteve më interesante rreth jetës së Aretha Franklinit, të cilat duhet t'i dijë çdo fans i saj. 

1. Sa vjet ka Aretha Franklin? Aretha Franklin lindi më 25 mars të vitit 1942. Ditëlindjen e 76-të e festoi sivjet.

2. Sa fëmijë ka Aretha Franklin? Aretha është nënë e katër djemve. Së pari ngeli shtatzënë në moshën 12 vjeçe dhe, me atë rast, në vitin 1955, lindi djalin e parë, Clarence, sipas të atit të saj. Baba i këtij djali ishte Donald Burk, një djalë të cilin ajo e kishte takuar në shkollë. Në vitin 1957, kur kishte 14 vjet, ajo lindi fëmijën e dytë, të cilin e quajti Edward, sipas të atit të djalit, Edward Jordan. Derisa Aretha merrej me karrierën e saj, fëmijët ia rrisnin gjyshja Rachel dhe motra Erma. Fëmija i saj i tretë, Ted White, Jr, lindi në vitin 1964 dhe është i njohur me emrin profesional Teddy Richards. Djali i saj më i vogël, Kecalf Cunningham, lindi në vitin 1970 dhe ai është i biri i menaxherit të saj të asokohe, Ken Cunningham. 

3. A ka qenë Aretha Franklin ndonjëherë e martuar? Aretha u martua dy herë, së pari me Theodore 'Ted' White në vitin 1961, kur kishte vetëm 19 vjet. Pas një martese të dështuar, me dhunë familjare, ata u ndanë në vitin 1968. Më pas, në vitin 1978, ajo u martua me burrin e dytë, aktorin Glynn Turman. Pas shkurorëzimit të tyre në vitin 1984, Aretha planifikonte që të martohej me mikun e saj të kahershëm, Willie Wilkerson, por më pas ndërroi mendjen. 

4. Cili është rangu zanor i Aretha Franklinit? Aretha Franklin ka një rang vokal që shtrihet në rreth katër oktava në kulminacionin e saj. Ky rang mendohet se përafërsisht është midis G2 dhe E6, gjë që dmth se ajo, kryesisht, ka një zë mezosopran. 

5. Kush ishin prindërit e Aretha Franklinit? Prindërit e saj ishin Barbara (me mbiemrin e vajzërisë Siggers) dhe Clarence LaVaughn 'CL' Franklin. I ati i saj ishte prift nga Shelbi, Misisipi, derisa e ëma ishte një pianiste dhe këngëtare e talentuar. Prindërit e saj kishin edhe tre fëmijë të tjerë, si dhe kishin fëmijë jashtë martesës së tyre. Përkundër asaj që thuhet, nuk është e vërtetë që nëna e Aretha's i kishte braktisur fëmijët e saj. E ëma e Aretha's vdiq në vitin 1952, para ditëlindjes së dhjetë të vajzës, derisa i ati i vdiq në vitin 1984, në moshën 69 vjeçe. 

6. Sa albume ka shitur Aretha Franklin? Aretha është njëra ndër artistet me shitjen më të madhe të albumeve në të gjitha kohës, duke shitur më shumë se 75 milionë kopje në tërë botën. Ajo ka lëshuar 42 albume 'studio' dhe hiti i saj më i madh në Britani ishte dueti me George Michael-in, 'I Knew You Were Waiting (For Me)' në vitin 1987, i cili zuri vendin e parë. 

7. Sa shpërblime ka marrë Aretha Franklin? Aretha është nderuar me shumë shpërblime dhe nominime përgjatë karrierës së saj. Këtu përfshihen 18 shpërblime 'Grammy'. Në vitin 2007 ajo mori Globin e Artë për hitin 'Never Gonna Break My Faith' nga filmi 'Bobby'. Sivjet ajo u shpall "Artistja më e famshme në Amerikë" në një anketë të bërë nga "YouGov US". 

8. Për të cilët presidentë këndoi Aretha Franklin? Aretha Franklin këndoi me rastin e inaugurimit të tre presidentëve amerikanë: Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama. "Askush nuk e mishëron më në tërësi lidhjen midis spiritualitetit afrikan-amerikan, bluzit, R&B, rokënrolit sesa ajo", thotë Barack Obama. Këndoi me rastin e inaugurimit të tre presidentëve amerikanë: Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama Merret vesh se Aretha Franklin është 'tepër e sëmurë' dhe afër i rrinë familjarët, në Detroit. Një mik i afërt i saj tregon sesi, dy javë më parë, mjekët kanë thënë se ajo mund të vdesë 'çdo moment'. Mbretëresha e muzikës 'soul' kishte probleme me mbipeshë dhe, në disa raste kishte anuluar performimet e saj, për shkaqe të panjohura shëndetësore. Në vitin 2017 ajo anuloi disa performanca, duke u arsyetuar me fjalët, "urdhër nga mjeku"

 

(Kosova Sot)