Vdiq Aretha Franklin

  • 17 August 2018 - 14:43
Vdiq Aretha Franklin
Këngëtarja 76-vjeçare nga Detroiti humbi betejën kundër kancerit të pankreasit Aretha Franklin, mbretëresha e kahershme e muzikës "soul", vdiq të enjten në mëngjes në moshën 76-vjeçare, nga një kancer i përkeqësuar. Ajo vdiq në orën 9:50 të mëngjesit, në shtëpinë e saj në Detroit, ku ishte vendosur që t'i kalonte ditët e saj të fundit. Familja e Franklinit lëshoi një deklaratë ku thuhet se, sipas onkologut, shkak i vdekjes së këngëtares ishte kanceri pankreatik. 

Fansa në gjithë botën 'Në njërin prej momenteve më të errëta të jetës sonë nuk mund t'i gjejmë fjalët e përshtatshme që ta shprehim dhembjen në zemrat tona. Kemi mbetur pa kryefamiljaren dhe gurthemelin e familjes sonë", thuhet në deklaratën e familjarëve të saj. "Jemi prekur thellë nga shfaqja e pabesueshme e dashurisë dhe mbështetjes që kemi marrë nga miqtë e afërt, mbështetësit dhe fansat nga e tërë bota. Ju falënderojmë për ngushëllimet dhe lutjet tuaja. Gjejmë ngushëllim te fakti se trashëgimia e Aretha-s do të vazhdojë të jetojë. Derisa mbajmë zi, kërkojmë nga ju që ta respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të vështirë". 

Franklin me stil të pashoq këndoi disa nga hitet më të mëdha Ditët në vijim pritet që të jepet njoftimi rreth funeralit. Franklin, e cila me stil të pashoq këndoi disa nga hitet më të mëdha, si 'Think', 'I Say a Little Prayer' dhe 'Respect', vitin e kaluar paralajmëroi tërheqjen nga turnetë. Është marrë profesionalisht me muzikë që nga mosha adoleshente, duke u bërë yll që në të 20-tat e saj. Ka incizuar me qindra këngë dhe ka pasur disa hite përgjatë periudhës prej gjysmë shekulli, duke përfshirë edhe 20 këngë që zunë vendin No. 1 në toplistat R&B. Ka fituar 18 çmime Grammy dhe, në vitin 1987, u bë femra e parë me yllin në Shëtitoren rokënrol të famës.  

(Kosova Sot)