ARKEOLOGU AMATOR ZBULON UNAZËN 1,800 VJET TË VJETËR

  • 18 August 2018 - 15:56
ARKEOLOGU AMATOR ZBULON UNAZËN 1,800 VJET TË VJETËR
Një arkeolog dhe historian amator ka bërë një zbulim i cili do ta bënte xheloz çdo arkeolog profesionist: një unazë të artë që daton nga koha e Romës së lashtë. Në pjesën e përparme të unazës, për të cilën mendohet të jetë e bërë nga ari 24 karatësh, artizanët e vjetër kanë vënë një oniks të zi, me një paraqitje të zotit romak të fitores, i cili kalëron dy kuaj. Jason Massey, anëtar i Grupit "Detecting for Veterans" e gjeti këtë unazë derisa ishte duke bërë kërkime në një fushë afër qytetit Krukërn në Angli. Unaza e gjetur ende nuk është analizuar zyrtarisht, por ekspertët e Muzeut britanik thanë se ajo, me gjasë, daton midis viteve 200 dhe 300 të erës së re.

(Kosova Sot)