Sot fillon Seminari i 37-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

  • 20 August 2018 - 13:08
Sot fillon Seminari i 37-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

Gjithçka është gati për Seminarin e 37-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Seminari konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme shkencore e kulturore e Albanologjisë në botë. Edhe këtë vit interesimi për seminarin është i madh. Sot, më 20 gusht, bëhet hapja solemne e edicionit të 37 të Seminarit, kurse edhe këtë vit seminaristët vijnë nga vende të ndryshme të botës. Krahas seminaristëve, nuk është i vogël numri i studiuesve që do të marrin pjesë në sesionet dhe tryezat shkencore. Temat që do t'i trajtojë seminari do të zhvillohen përgjatë tri sesioneve, ndërsa për dy sesionet e para, atë të gjuhës dhe letërsisë, ka interesim të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve. Veç kësaj, "50 vjetori i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës", "Skënderbeu në letërsinë shqipe" dhe "Edukimi medial" do të jenë temat e tryezave të seminarit të 37-të.

 

(Kosova Sot)