"Hardh Fest" këtë vit vjen me pamje nga vneshta

  • 21 August 2018 - 08:48
 Festa e vjeljes së rrushit "HardhFest", këtë vit do të mbahet në datat 7, 8 dhe 9 shtator në Rahovec Ky festival, i cili ka për qëllim promovimin e rajonit vreshtar të luginës së Rahovecit, Vertarisë, Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural ne Kosovë, sivjet vjen nën moton "Me pamje kah vneshta". "Hardh Fest ka për qëllim të ruajë traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarinë, verën dhe enologjinë, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve, në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësi për promovimin e turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, rajon dhe mbarë botën", thuhet në njoftimin e organizatorëve.

(Kosova Sot)